Postuar me: 16:23 12-06-2013

Matura 2013, shpallen rezultatet e testit të Letërsisë! (Burimi: ikub.al, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

matura

Matura 2013, shpallen rezultatet e tesit të Letërsisë!

Ministria e Arsimit ka nxjerrë rezultatet e provimit të parë.

Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë për Maturën Shtetërore shpallen brenda datës 14 qershor. Drejtori i Agjencisë Kombëtare te Provimeve Alfons Harizaj ka bërë me dije se brenda këtyre dy-tre ditëve në vijim përfundon hedhja e të dhënave në sistemin elektronik të ministrisë. 250 mësuesit e ngarkuar me këtë detyrë kanë përfunduar vlerësimin e testeve dhe tashmë rezultatet po hidhen në sistemin elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vlerësimi i testit është bere nga një grup prej katër mësuesish, gjë qe sipas drejtorit te Agjencisë Kombëtare te Provimeve siguron korrigjimin korrekt te tezes. Gjithsesi nëse maturanti ka dyshime atij mund t’i jepet një fotokopje e testit. Provimi i dyte i detyrueshëm i maturës shtetërore, ai i matematikes do te zhvillohet ne 14 qershor.

Rreth 5 ditë pasi u zhvillua testi i Letërsisë së Maturës Shtetërore 2013, Ministria e Arsimit ka nxjerrë edhe rezultatet e provimit të parë, të cilit ju nënshtruan kandidatët për studentë.  Ato 45 mijë maturantë, që kryen testin të premten e kaluar, mund t’i gjejnë notat që kanë marrë, duke ditur ID dhe duke u konsultuar me listën që shfaqet, pasi klikohet në dokumentin këtu poshtë shkrimit.Të gjithë maturantët që i janë nënshtruar testit në datën 31 maj, mund ti gjejnë rezultatet në linkun e mëposhtëm.

rezultatet-gjuhe-letersi-2013 (1)

 

 

 

12.06.2013

Burimi: ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× eight = 16

All Rights Reserved