Postuar me: 10:58 13-06-2013

Shalqiri, fruti i pasionit (Burimi:Republika, www.gazetarepublika.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

shalqiriShalqiri, fruti i pasionit !! Ngjyra, shija dhe uji i tepërt që përmban e bëjnë frutin më të preferuar të verës. Por, për shkencëtarët ka më shumë arsye për të mos e ndarë nga tavolina. E para mendohet se ka të njëjtat efekte me viagrën. Për këtë janë tërësisht të bindur kërkuesit e Universitetit të Teksasit, që sapo kanë prezantuar rezultatet e një studimi. Sipas tyre, sekreti i zgjerimit të enëve të gjakut qëndron te citrulina. Kur hani një fetë shalqiri, trupi, pasi e përthith citrulinën, e shndërron atë në argininë, një aminoacid që ndihmon në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. Pra, te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj. Bhimu Patil, që ka ndjekur nga afër kërkimin, shpjegon se në thelb të zgjerimit të enëve të gjakut qëndron citrulina, një aminoacid që përthithet nga organizmi njerëzor dhe është i pranishëm edhe te mishi dhe lëvozhgat e arrës. Nga një fetë shalqiri trupi merr citrulinë, që falë veprimit të disa enzimave shndërrohet në argininë, një aminoacid që ndihmon funksionin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. “Arginina vepron mbi kapilarët, shpjegon Patil, dhe rrit përqendrimin e oksidit të azotit. Kjo lejon të kurosh disfunksionin eretil, ndoshta edhe ta parandalosh. Sigurisht pa efektet anësore të viagrës.

Todd Wehner, studiues i Universiteti të Karolinës së Veriut, tha se është e gabuar të presësh efektet e viagrës nga një fetë shalqiri. “Nuk mund ta zëvendësojë një ilaç”, komenton Wehrer, ndërsa Penelope Perkins-Veasie, kërkuese e departamentit të agrikulturës në Oklahoma, mbështet se zbulimi i

Bhimu Patil është i vlefshëm, por paralajmëron: “Do të duheshin të paktën gjashtë filxhanë të mëdhenj me lëng shalqiri për të marrë citrulinën në doza të mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar”.

Mrekullitë e shalqirit

Një nga kënaqësitë e tavolinës në verë është pa dyshim shalqiri. Freskia dhe shuarja e etjes janë dy nga vetitë kryesore të tij. Nëse mendohet se në antikitet vendosej zakonisht në varret e faraonëve si mjet për jetën e përtejme, nuk është e vështirë të mendosh se si shalqiri mund të konsiderohet një lloj ilaçi për jetë sa më të gjatë, për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që përmban. I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes. Për më tepër, sikur të mos mjaftonte, shalqiri është një ndihmë e madhe edhe për dietën: ideale për diuresën, ky frut luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me ujë të organizmit tonë. Përveçse mund të konsumohet i vetëm, shalqiri mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat. I pëlqyer për përgatitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve dhe marmelatave, shalqiri mund të përdoret edhe në kozmetikë. Në të vërtetë, zemra e shalqirit është shumë e mirë për të përgatitur maska hidratuese dhe me lëngun e saj përdoren lëngje të nevojshme për të zbutur lëkurën e thatë. Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t\‘u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit. Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind sheqer më pak. Padyshim, një ndihmë e madhe për diabetikët.

13.06.2013

Burimi: Republika

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


five + 8 =

All Rights Reserved