Postuar me: 10:40 28-06-2013

Universitetet, kuotat e pranimit për çdo degë. Tabela, sot në gazetën “Panorama” (Burimi: Panorama.com, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

kuotat, lajm-shqipUniversitetet, kuotat e pranimit për çdo degë. Tabela, sot në gazetën “Panorama”

Rreth 3383 studentë më shumë se vitin e kaluar do të kenë mundësi të ulen këtë vit në auditorët e universiteteve. Qeveria miratoi vendimin për kuotat e pranimit të vitit akademik 2013-2014. Rritja nuk ka kapërcyer 8 përqindëshin. “Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013-2014, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, janë 31 030”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas tij, 30 130 kuota janë caktuar për programet e ciklit të parë dhe ato të integruara të ciklit të dytë. Rreth 300 kuota janë vendosur për program të dytë studimi, 500 kuota për transferim studimesh dhe 100 kuota për shtetasit e huaj. Një sërë kategorish do të përjashtohen nga tarifat e studimit.

“Personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga familje në nevojë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”,thuhet në vendim. Po kështu edhe fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS.

Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet. “Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013- 2014, tre studentët e vitit të parë me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, ka vendosur qeveria.

 

28.06.2013

Burimi: Panorama.com

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. odi says:

    ku jane kuotat…………………….

Komenti Juaj :


8 × = fifty six

All Rights Reserved