Postuar me: 12:56 09-06-2013

Votat, 4 qarqet ku lëvizin mandatet e deputetëve (Burimi: Panorama.com, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

berisha, lajm-shqipVotat, 4 qarqet ku lëvizin mandatet e deputetëve

Fituesi i zgjedhjeve të 23 qershorit do të përcaktohet në katër qarqe të vendit, ku në tri PS-ja synon të marrë një deputet më shumë, ndërsa në një tjetër e pretendon PD-ja. Sipas rezultatit të votimit të katër viteve më parë, pa llogaritur këtu efektet që mund të vijnë nga Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati do të kenë rolin kryesor të nxjerrjes së maxhorancës së ardhshme.

TIRANA

Në qarkun e Tiranës, ku dalin 32 deputetë, pritet të përqendrohet edhe lufta më e madhe, ku PD e PS po luftojnë për të thithur edhe votën e fundit. Në zgjedhjet e katër viteve më parë dy partitë e mëdha morën nga 15 deputetë, ndërsa LSI dhe PR (në koalicion me PD) morën nga një deputet. Koalicioni i djathtë, ku përfshihen edhe PDK e LZHK, sot ka 184 643 vota, ndërsa koalicioni i majtë, ku përfshihet edhe LSI, ka 194 320. Nëse rezultati është i njëjtë edhe më 23 qershor, rezultati do të jetë sërish 16 për koalicionin e majtë dhe 16 për koalicionin e djathtë. Por e majta mund të marrë një mandat më shumë nëse shtohet me 816 vota dhe PD-së i ikin 816 vota, ose nëse PS merr 1632 vota më shumë. PD merr mandatin e 17-të nëse shtohet me 10 mijë vota dhe PS-së i ikin 10 mijë vota.

FIERI

Njësoj si Tirana, edhe qarku i Fierit ka një mundësi të madhe të ndryshimit të rezultatit. Në zgjedhjet e katër viteve më parë koalicioni i PD-së mori 6 mandate, PS-ja 9 mandate dhe LSI-ja një mandat. Rezultati 10 me 6 është synimi i së majtës në këtë qark, ndërkohë që PD-ja, me një numër të vogël votash, rreth 200, merr mandatin e shtatë në Fier. Në këtë qark garon si i pavarur edhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti. Me koalicionet e regjistruara në KQZ, PD-ja dhe aleatët kanë 73 456 vota, ndërsa PS-ja dhe aleatët 103 486 vota.

ELBASANI

Partia Socialiste pretendon të marrë deputetin e tetë në qarkun e Elbasanit, ku katër vjet më parë dy koalicionet u ndanë në barazim 7-7. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, koalicioni i PD-së ka 72 mijë vota, ndërsa koalicioni i PS-së 81 318 vota. Nga përllogaritja e ndarjes së mandateve rezulton se opozita mund ta marrë mandatin e tetë nëse shtohet me 484 vota dhe PD merr 484 vota më pak, ose nëse PS shtohet me 968 vota. PD e merr mandatin e 8-të nëse shtohet me 11 789 dhe votat e PS pakësohen me 11 789 vota, ose nëse PS merr 23 578 vota më shumë.

BERATI

Qarku jugor katër vjet më parë i dha koalicionit të PSsë 4 mandate deputeti, 3 Partisë Demokratike dhe një e mori Lëvizja Socialiste për Integrim. Votat e 2009-s të mbledhura sipas koalicioneve që janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, japin rezultatin 54 237 për koalicionin e majtë dhe 27 336 për koalicionin e djathtë. Nëse rezultati është i pandryshueshëm edhe më 23 qershor, koalicioni i PS-së merr 5 mandate, ndërsa i PD-së 3 mandate. PS merr mandatin e 6-të nëse shton 218 vota dhe PDsë i ikin 218 vota, ose nëse PS-ja shtohet me 436 vota.

 

09.06.2013

Burimi: Panorama.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


one × = 4

All Rights Reserved