Postuar me: 8:22 16-07-2013

10 filmat e famshëm që janë bazuar në histori të jetës reale (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

10 filmat lajm-shqip10 filmat e famshëm që janë bazuar në histori të jetës reale.

Nuk janë të pakta rastet kur filmat janë një paraqitje e ngjarjeve të jetës reale.

Revista “Time” ka publikuar dhjetë filma që janë bazuar në histori të vërteta të jetës njerëzore. E në fakt kur filmat marrin shkas nga jeta reale janë më të arrirë. Këtë e tregojnë shumë mirë kur fitojnë çmimet Oscar. Por të kalojmë në temë. Gazeta “Tirana Observer” sjell të plotë specialen e përgatitur nga specialistët e kinemasë të revistës amerikane.

1. Gangster Squad
Disa kohë pas masakrës gjatë premierës së filmit ‘The Dark Knight Rises’, debati për të nxjerrë trajlerin e filmit të ardhshëm ‘Gangster Squad’ tashmë kishte filluar. Në filmin “Gangster Squad” bëhet fjalë për jetën kriminale në Los Anxhelos pas luftës së Dytë Botërore, ku krimi jo vetëm që po e drejtonte këtë qytet, por kishte korruptuar edhe politikanët drejtues. Për t’i dhënë fund kësaj situate, shefi i policisë së Los Angelos, përdori metoda “jopolicore”, sepse politika nuk e lejonte të vepronte ndryshe. Ai ngriti në fshehtësi një grup policësh të cilët në mënyra mafioze godisnin mafiozët e vërtetë, duke i futur atë në luftë më njëri-tjetrin. E në fund grupi i policëve “të këqinj” triumfon duke arrestuar kapon e mafias. Kjo ngjarje tashmë ka hyrë në historinë e policisë amerikane.

2. The Watch
Në shkurt të 2012-s, kur një nga vullnetarët e grupit të vëzhguesve të lagjes Xhorxh Zimmerman qëlloi dhe vrau adoleshentin Trajvon Martin, koncepti i patrullimit të lagjes nga vetë banorët kaloi në tjetër nivel. Ndërkohë që njerëzit po përballeshin me pasojat e vrasjes, vëmendjen kombëtare që ajo mori dhe sjelljen e Zimmermanit, vëmendja ra dhe mbi filmin Neighborhood Watch. Filmi është një komedi që flet rreth një pushtimi alien, por titulli – dhe trajleri që prezantonte të rinj që ishin në telashe dhe Jonah Hill që përdorte armë – ishte shumë afër asaj që kishte ndodhur. Filmi, premiera e të cilit u shfaq në 27 Korrik të 2012-s, u rititullua The Watch. Një poster i mëparshëm promocional i filmit, ku paraqitej një imazh i një makine dhe dikush i armatosur në të, u zëvendësua me një poster ku shfaqeshin fytyrat e qeshura të aktorëve të filmit.

3. Dr. Strangelove
Më 22 Nëntor të 1963, Stanley Kubrick supozohej se do prezantonte në media filmin e tij të ri, Dr. Strangelove, ose: ‘Si mësova të mos shqetësohem dhe të dua bombat”. Pak përpara shfaqjes së filmit, u përhapën fjalët se Presidenti Kennedy ishte vrarë po atë ditë. Shfaqja u anulua dhe, duke qenë se në film paraqitej një personazh në rolin e Presidentit të Amerikës, në nder të tij, në film u bënë ndryshime përpara se ai të shfaqej. Personazhi i majorit Kong në një pjesë përshkruhej “si një djalosh mund të kalojë të fundjavë mjaft të bukur të Dallas” – por duke qenë se Presidenti ishte vrarë në Dallas, ajo u ndryshua “në Vegas”. Një pjesë tjetër ku “presidenti” po urinonte, gjithashtu u fshi, pasi Kubrick mendonte se ishte një veprim “i çmendur”. Premiera e filmit, e cila ishte vendosur tashmë të realizohej më 12 Dhjetor të po atij viti, u anullua sërish. Dr. Strangelove eventualisht u hap më 29 Janar 1964.

4. Gone baby gone 2007
Filmi Gone Baby Gone i menduar të shfaqej në Tetor të 2007-s, është një histori hetimi mbi një rrëmbim: Casey Affleck luan rolin e një detektivi në ndjekje të rastit të humbjes së 4 – vjeçares Amanda McCreadie. Filmi u përfundua në pranverë të po atij viti – dhe bazuar në novelën e Dennis Lehane të një dekade më parë – por hyrja e këtij filmi kishte një ngjashmëri të frikshme me rastin e jetës reale të Madeleine McCann. McCann, 3-vjeçarja nga Britania u pa për herë të fundit nga prindërit e saj gjatë pushimeve në Portugali në maj të po atij viti dhe nuk është gjetur ende. Edhe pse ‘Gone Baby Gone’ është një histori amerikane e jetës kriminale, shumë ndryshe nga ajo e familjes McCann, aktorja që luante Amandën e kishte emrin Madeleine dhe ishte bionde, si vajza e humbur. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ‘Gone Baby Gone’, u shfaq në qershor të 2008-s.

5. Phone Booth
Ngjarjet e filmit Phone Booth duken si ngjarje që nuk mund të ndodhin asnjëherë në jetën reale. Pasi futet në një kabinë telefoni për t’i përgjigjur një thirrjeje, një burri i thuhet se ai është vënë në shënjestër dhe do të vritet nëse largohet nga kabina; ai nuk mund të largohej nga kabina pa i thënë të vërtetën njerëzve që ka gënjyer. Por, në tetor të 2002 kërcënimi nga një snajper i panjohur u bë real. Dhjetë njerëz vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një breshëri plumbash në Washington DC. Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për një vrasës të vetëm, por më pas u zbulua se ata ishin dy: Xhon Alen Muhamad dhe minoreni Li Bojd Malvo, që u dënuan si autorë të krimit. Edhe pse Phone Booth mendohej të shfaqej më 15 nëntor të 2002, ai ishte tmerrësisht shumë real dhe data e shfaqjes së tij u shty për në 3 prill të 2003.

6. Spiderman
Pas tragjedisë së 11 Shtatorit 2001, duhej pak kohë që amerikanët të fillon të zbaviteshin – dhe industria mediatike u përpoq t’i përgjigjej kësaj situate me ndjeshmëri. Shumë filma me skena që mund tu kujtonin shikuesve rrezikun e terrorizmit dhe sulmet terroriste u shtynë (thrilleri i Arnold Schwarzenegger Collateral Damage dhe komedia e krimit të Tim Allen Big Trouble) ose vendosën të mos shfaqeshin fare (Nosebleed, në të cilin Xheki Çan ishte në rolin e një larësi xhamash në një Qendër Botërore Tregtare që ndalon një sulm terrorist). Imazhet e Kullave Binjake gjithashtu u hoqën nga skenat e filmave. Ndoshta më e dukshmja, Spiderman kishte prezantuar një material mbi filmin që përfshinte një skenë ku Njeriu Merimangë kapi një helikopter në një rrjetë ndërmjet kullave të reflektuar sytë e maskës së tij. Trajlerat dhe posterat u ndryshuan dhe pamja e ndërtesave u editua dhe u hoq nga pjesët e filmit.

7. Viva Zapata
Filmi autobiografik mbi revolucionarin meksikan Emiliano Zapata ishte historia e luftës në një vend të huaj. Shfaqja e filmit në 1952, do të bëhej subjekt i proceseve gjyqësore të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte çdo lloj aktiviteti që mund të konsiderohej tradhti ose mungesë besnikërie. Zapata luftoi kundër një diktatori që mbështeste pronarët e pasur të tokave, por ata nuk donin që ai të portretizohej si radikal. Kështu, edhe pse Zapata ishte një personazh i jetës reale, drejtuesit e filmit, Xhon Shtajnbek dhe Elia Kazan krijuan një personazh që tregonte se ai nuk ishte shumë kundërshtues. Nën presionin e ushtruar nga studioja e regjistrimit, ata shtuan një personazh tjetër, Fernando Aguirre, i cili fillimisht bashkohet me Zapatan dhe më pas e tradhton atë; pikëpamjet radikale të Aguirres dhe qëndrimi anti – Zapata do të tregonte se audienca amerikane do të përkrahte heroin e filmit.

8. Arlington Road
Shpeshherë nuk janë ngjarjet e paraqitura në film që e bëjnë atë të ketë ngjashmëri me jetën reale. Rasti në fjalë: thrilleri paranojak Arlington Road, mbi një person që dyshon se fqinji i tij po planifikon të hedhë në erë një ndërtesë qeveritare. Terrorizmi brenda vendit i shfaqur në skenat e filmit reflekton tragjedinë e 1995, bombardimin e qytetit të Oklahomas. Por nuk ishte kjo arsyeja që bëri që studioja të shtynte datën e shfaqjes së filmit. Arlington Road ishte vendosur të shfaqej në maj, para se në prill të ndodhte sulmi me armë në një shkollë në Columbine, Colo. E vetmja lidhje ndërmjet skenave të filmit dhe jetës reale është dhuna dhe agresioni i shfaqur. Por tematika e mosbesimit të fqinjëve, mungesa e integritetit të komunitetit dhe ligësia e shprehur në plan të parë, çoi në vendimin për ta shfaqur Arlington Road në Korrik.

9. The Good son
Filmi ‘The Good Son’ në shtator të 1993, duhej të paraqiste aktorin e njohur të “Home Alone” në një rol më serioz, i kundërti i Elijah Wood, një djalë i ri me sekrete të errëta dhe prirje vrasësi. Skripti i filmit kishte nisur që në 1980, por shfaqja e tij qëlloi të koincidonte me një histori reale, ku personazhi jetësor ishte i prirur të kryente vepra më të rënda kriminale. Në Shkurt të 1993, dy britanikë 10–vjeçarë, Robert Thompson dhe Jon Venables, rrëmbyen dhe vranë një djalë dy vjeçar të quajtur James Bulger. Gjatë kohës që pasoi ngjarjen tragjike, rezultoi se Venables mund të kishte parë filmin Child’s Play 3 pak përpara se të kryente krimin -  shumë elementë të përdorur gjatë vrasjes, si boja blu dhe rruga e trenit ishin pjesë e skenarit të filmit. Menjëherë u përhap një panik mbi marrëdhënien ndërmjet filmave të dhunshëm dhe dhunës në fëmijëri, që çoi në anulimin e shfaqjes së filmit The Good Son.

10. Trespass
Pranvera e 1992 në Los Anxhelos mbahet mend për trazirat që filluan në fund të Prillit dhe që zgjatën për ditë me radhë, pasi policët e përfshirë në rrahjen e Rodney King u shpallën të pafajshëm. Pjesa më e madhe e asaj që lidhet me ngjarjen e atyre ditëve të dhunshme, është imazhi i grabitjes që dominoi në historinë e lajmeve mediatike. Më 4 Korrik të atij viti supozohej të shfaqej filmi Looters, ku tregohet historia e dy zjarrfikësve nga Arkansas, të cilët pasi morën në posedim një hartë ku mund të gjenin një thesar, vihen në kërkim të tij, dhe përballen me anëtarë të bandave që përpiqen t’i pengojnë ata gjatë “gjuetisë së thesarit”. Ai supozohej të ishte një version i ri i filmit The Treasure of the Sierra Madre. Pas ngjarjeve që ndodhën në Los Anxhelos drejtuesit e filmit menduan se ishte më e përshtatshme që titulli të ndryshohej nga Looters në Trespass.

 

 

16.07.2013

Burimi: Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


nine − 1 =

All Rights Reserved