Postuar me: 9:39 11-07-2013

Arben Ndoka: Kosovrastin nuk do ta falin votuesit. Kjo është tentativë pë t’i hequr të majtës mandatin e 84-t (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

arben-ndoka, lajm-shqipArben Ndoka: Kosovrastin nuk do ta falin votuesit. Kjo është tentativë pë t’i hequr të majtës mandatin e 84-t

Arben Ndoka, kandidati i PS-së për deputet, të cilit ju hoq dje mandati nga Komisioni Qendror është shprehur se kjo është një tentativë për t’i hequr të majtës mandatin e 84-“Po po është mandati im. Në fakt ishin 6 procesverbale në të cilat kishte gabime njerëzore, ndërkohë ata morën 10 të tillë, pasi nuk u dilte llogaria e manipulimit, sipas urdhrave apo sipas dëshirës së tyre. Për të gjitha ato procesverbale, të cilat pretendohet se janë false ato ishin me vulë të njomë dhe me numër protokolli nga komisioni dhe të firmosur nga anëtarët e KZAZ-së. Ata në vend të merreshin me kutitë e rrethit Kurbin dhe me ngjarjet ekstreme që ndodhën atje, me kutitë në cilat pati vota nga një person mbi 30 herë, votuan njerëz nga Shijaku e Fushë Kruja me shumicë. Votuan mbi 94% e numrit të votuesve dhe ne na rezulton sipas sistemit TIM që 70% e këtyre votuesve ekzistojnë jashtë shtetit, pra janë emigrantë. Ata nuk figurojnë të kenë hyrë, kanë dalë para disa ditësh dhe nuk kanë hyrë. Këtu rezulton sikur ka votuar dhe pjesëmarrja në votime në këtë moment është 94%. Ndërkohë që 70% e këtyre njerëzve janë jashtë shtetit dhe nuk kanë hyrë në Shqipëri. Përveç kësaj ata tentuan në disa forma duke kërkuar procesverbale origjinale nga partia e tyre, me të cilat nuk u doli llogaria dhe pastaj ju referuan sistemin online, të cilin e kanë hedhur në sistem sipas dëshirës dhe llogarive të tyre” është shprehur ai.

Ai është shprehur se do të ankimojë rezultatin.

Është një organ tjetër që merret me këtë. Ne do të bëjmë luftën tonë për të ruajtur mandatin, për të cilin ka votuar elektorati. Do ta bëjmë luftën deri në fund. Unë nuk mendoj se është mandati im, por është mandati i 84-t. Lufta që bëjnë ata të PD-së është më shumë për t’i hequr PS-së mandatin e 84-t. Ata kanë 100 arsye, kanë me çfarë të merren. “ nënvizon ai.

I pyetur në lidhje me kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti, Ndoka tha se këto janë kombinacione të Kosovrastit për të njollosur procesin.

“Absolutisht që nuk mund të ketë ndodhur për shkak të Lezhës. Edhe unë e mora atë informacion përmes televizorit, përmes “Neës 24″, por normalisht që Kosovrasti me atë gjuhë që flet kush e di sa kundërshtarë do të ketë bërë dhe normale edhe votuesit në gjykimin dhe në koshiencën e tyre nuk ja falin. Por për mendimin tim ky është një kombinacion që e ka ndërtuar vetë Kosovrasti për të bërë rolin e viktimës dhe për të njollosur procesin. Pasi nuk kanë forma njerëzore përdorin këto lloj formash. “ , ka pohuar Ndoka.

Ndërkohë po dje i ftuar në NEWS 24, Ndoka ka folur me tone kërcënuese dhe menjëherë pas mbarimit të intervistës, policia ka sekuestruar kasetën .

 

11.07.2013

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight + = 14

All Rights Reserved