Postuar me: 10:42 13-07-2013

Draskovic: Serbia Në Evropë, kur të pranojë Kosovën (Burimi: Balkanweb, Www.Balkanweb.Com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

DraskovicDraskovic - Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, thotë se Serbia nuk do të nis kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE, përderisa serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n dhe pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë.

“Kryeministri (Ivica Dacic), përsëri është duke thënë se Kosova është territor i Serbisë. Njeriu i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është kundër kësaj marrëveshjeje”, thotë Draskovic për Novosti. “Pavarësinë e Kosovës e njohin më shumë se gjysma e shteteve anëtare në OKB, e ne, edhe më tutje, lobojmë nëpër botë kundër pranimit të kësaj pavarësie”.

Draskovici është opozitar, por mbështet politikën e Partisë Nacionale Serbe të Tomislav Nikolicit dhe Aleksandar Vucicit.

“Synimet e tyre të proklamuara për Serbinë në BE dhe Perëndim, qërimi i hesapeve me krimin dhe korrupsionin, normalizimi i raporteve me Kosovën, përputhen me qëllimet e partisë sonë. Nuk mund të jemi opozitë me programin për të cilin angazhohemi që nga 1990. Prandaj, e mbështesim Vucicin për ta zbatuar këtë politikë”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, thotë se detyrimet nga marrëveshja për Serbinë janë të plotfuqishme.

“Serbia nuk e ratifikon, sepse mendon se Kosova nuk është shtet, mirëpo vendimin, të cilin e kanë marrë, është i plotfuqishëm atje”, tha Ardian Gjini.

Sidoqoftë, më 27 qershor, marrëveshja Kosovë – Serbi është ratifikuar si marrëveshje ndërkombëtare me 84 vota ‘pro’, 3 ‘kundër’ dhe 0 ‘abstenim’

13.07.2013

Burimi  : balkanweb

Rreth Autorit

-

Komenti Juaj :


two + 7 =

All Rights Reserved