Postuar me: 10:37 15-07-2013

Formulari A2, plotësimi nis pas datës 20 korrik (Burimi: Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Formulari lajm-shqip

Formulari A2, plotësimi nis pas datës 20 korrik.

TIRANE- Formulari A2 do të nisë të plotësohet nga maturantët pas datës 20 korrik. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se kandidatët do të kenë të paktën 10 ditë kohë për ta plotësuar.

Në ndryshim nga vitet e tjera, do të jenë vetë shkollat që do të hedhin në sistemin online mesataret e çdo maturanti, si dhe të dhëna të tjera, të cilat më pas do të përpunohen nga AKP-ja. Përveç maturantëve, të cilët kanë marrë nota kaluese në provime, A2-shin do të mund ta plotësojnë edhe ata kandidatë që kanë vendosur të ndjekin jashtë vendit studimet e larta. “Janë rreth 6000 maturantë, të cilët, sipas të dhënave që ne kemi, do të ndjekin jashtë vendit studimet. Ata kanë të gjitha të drejtat të bëhen pjesë e garës edhe në Shqipëri, njësoj si maturantët e tjerë”, sqaron kreu i AKP-së, Alfons Harizaj.
PROGRAMET E REJA
Formati i formularit A2 është drejt përfundimit dhe pritet të publikohet të mërkurën. “Këtë vit janë shtuar rreth 25 programe të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 328. Mes këtyre degëve kandidatët do të kenë mundësi të zgjedhin 10 të preferuarat”, thotë Harizaj. Afati i fundit i dorëzimit të tij në shkolla është data 30 qershor. Maturantët do të shpallen fitues vetën në një prej 10 preferencave që kanë caktuar. Edhe këtë vit do të zbatohet parimi i meritë-preferencës, sipas të cilit renditet i pari kush ka më shumë pikë dhe në varësi të pozicionimit që i ka bërë degës së preferuar. I pari duhet të jetë programi i studimit, ku gjasat janë më të larta për të fituar, i dyti ai që preferohet nëse kandidati nuk do të mund të fitojë në preferencën e parë e kështu me radhë.

 

15.07.2013

Burimi: Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 3 = four

All Rights Reserved