Postuar me: 13:27 26-07-2013

Tatimet “likuidojnë” bizneset “e qeverisë” (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

 Tatimet Tatimet “likuidojnë” bizneset “e qeverisë” .Çfarë do të ndodhë në shtator, kush do të vijë dhe kush do të iki në X institucion? Deri sa të marrin përgjigjen dhe për të marrë garancinë e plotë, kompani të caktuara, të cilat në tetë vitet e qeverisjes së demokratëve kanë vepruar sikur të ishin në vende me parajsa fiskale, për lidhjet që kishin me pushtetin, tashmë duan të mbyllin vrimat në bilance.

Sipas ligjeve në fuqi, biznesit i lind e drejta për të kërkuar kontroll nga Tatimet, për një periudhë aktiviteti të caktuar. Pikërisht, kjo hapësirë ligjore është duke u shfrytëzuar masivisht në dy muajt e fundit nga biznese të njohura si klinteliste të qeverisë. Me kontrollin e bilancit nga tatimorë të korruptuar, këto subjekte marrin certifikatën dhe vërtetimin se janë inspektuar dhe se çdo gjë është në rregull. Në këto kushte, sido që të vijnë punët me ndryshimet e pushtetit në shtator dhe me ardhjen e kreut të ri të Tatimeve, apo qoftë edhe të Doganave, këto subjekte janë në “rregull” me ligjin dhe madje kanë të drejtë të ankohen në rast se u bëhet një rikontroll në muajt e ardhshëm.

Manovra

Neni 80 i ligjit “Për procedurat tatimore” shpjegon me hollësi se kur duhet të kryhet kontroll në bilancet dhe aktivitetin e një X subjekti. Por ky nen, që specifikon edhe rastet, të cilat në fakt po shkelen, sqaron që në fillim se kontrolli i bilanceve dhe deri në terren (ambientet), bëhet duke zbatuar analizën e riskut. Pra duhet të ekzistojë një shkak se pse është i nevojshëm kontrolli i biznesit, aq më tepër me kërkesë të tij. Mësohet nga burime të sigurta që analiza e riskut nuk po zbatohet dhe se kontrollet për të pastruar dhe mbyllur informalitetin bëhen me kërkesë të bizneseve të caktuara, të cilat ditët e fundit janë shtuar shumë.

Po çfarë thotë udhëzimi i këtij ligji, konkretisht pika 80.4.1?

“Plani i përgjithshëm i kontrollit për një vit kalendarik bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve brenda muajit dhjetor të vitit paraardhës. Kriter bazë për përgatitjen e planit të kontrolleve, është vlerësimi i analizës së riskut të kryer në mënyrë automatike apo manuale nga çdo drejtori rajonale e tatimeve, për të identifikuar personat e tatueshëm që paraqesin riskun më të lartë për evazion dhe shmangie tatimore”. Pra, tatimet duhet të kenë një plan se cilët sektorë dhe biznese do të kontrollojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, bazuar mbi analizën e riskut. Kjo e fundit konsiderohet një lloj standardi, vendosur rreth tre vjet më parë, e cila u shërben tatimeve për të pasur një ide më të qartë se cilat kompani duhet të kontrollojnë, në kushtet kur ekzistojnë rreth 50 mijë të tilla.

Por edhe në rast se biznesi e kërkon vetë, duhen parë disa kritere, pasi plani i kontrollit hartohet duke synuar përfshirjen për kontroll të personave të tatueshëm me riskun më të lartë.

Dyshimet

Më tej, në pikën 80.4.2, thuhet se, në përzgjedhjen e personave të tatueshëm për kontroll merret parasysh fakti se sa risk paraqesin këta persona për të ardhurat tatimore, duke ruajtur njëkohësisht edhe një ekuilibër të arsyeshëm ndërmjet përzgjedhjes për kontroll dhe burimeve në dispozicion të administratës tatimore.

Këtu lindin dyshime të mëdha, nëse tatimet po kontrollojnë në të vërtetë bizneset me risk dhe nëse është kështu, çfarë impakti po japin në arkën e shtetit, në kushtet kur informaliteti është në kulmin e tij. Mjafton të shikojmë të ardhurat, si 6-mujor, kur tatimet dolën me minus 7 miliardë lekë në raport me vitin 2012, po për të njëjtën periudhë. Tatimet paraqiten dobët te TVSH dhe Tatimi mbi Fitimin, kurse në raport me vitin e kaluar, kemi rënie të ardhurash me 18 për qind (pa kontributet).

Ideja e kryeministrit të zgjedhur për të audituar financat e vendit, përfshi edhe institucionet e fiskut, me synim për të mësuar të vërtetën rreth gjendjes së shtetit, padyshim që ka vënë në lëvizje abuzuesit e shtetit. Shumë kompani kanë kërkuar vetë të kontrollohen për të mbyllur një periudhë të caktuar dhe për të mos u kontrolluar nga administrata e “re” tatimore.

Për rënien e të ardhurave, Tatimet nxjerrin si justifikim rritjen e nivelit të rimbursimeve të TVSH-së, të cilat duhet thënë se kanë qenë si 6-mujor rreth 1 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të caktuar. Por edhe këtu ngrihen pikëpyetje lidhur me skemën e përdorur nga tatimet, nëse është respektuar barazia te radha e bizneseve për të rimbursuar apo kanë qenë edhe këtu subjektet klienteliste të pushtetit që kanë përfituar?!

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six × = 24

All Rights Reserved