Postuar me: 9:03 01-08-2013

Horoskopi Mujor Gusht 2013

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lajm-Shqip-Horoskopi1

Shenjat:

BpRltDashi

Muaji do filloje pak i trazuar për te dashuruarit. 10 ditët e para do jene me te vështirat për t’u kaluar. Do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do dini për çfarë te flisni me atë qe keni ne krah. E mira do ishte te flisni me një psikolog. Me kalimin e javëve situata do filloje te përmirësohet. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë ne pafundësi periudhën e plazhit dhe nuk do kërkojnë dashuri te qëndrueshme. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se do jeni ne forme te shkëlqyer. Energjia dhe dinamizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni ne pafundësi. Ne pune do keni shume besim tek vetja dhe me pak mund do arrini suksesin e merituar.

 

BvqkFDemi

Ne jetën tuaj ne çift nuk pritet asnjë problem gjate këtij muaji. Do flisni hapur me partnerin dhe do e zgjidhni edhe ndonjë problem te vogël qe kishte ekzistuar. Beqaret do jene shume realiste dhe nuk do kërkojnë te pamundurën. takimet nuk do mungojnë kështu qe përfitoni sa me shume qe te mundni. Ata qe janë me pushime do jene me te privilegjuarit. Shëndeti do jete i mire për pjesën me te madhe, megjithatë personat qe janë me diete nuk duhet ta teprojnë me qëndrimin pa ngrënë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes, prandaj ne këtë plan nuk do përballeni me surpriza te këqija. Ne pune te gjithë do mbështeten tej ju për te arritur suksesin ne grup. Do jeni mjaft këmbëngulës dhe do e arrini atë qe i keni vene vetes synim.

 

6xEwRBinjaket

Gjate këtij muaji nuk do jeni gjithmonë ne një mendje me partnerin tuaj dhe kjo mund te shkaktoje debate me te. Mundohuni te tregoheni pak me liberale dhe te kuptueshëm. Beqaret do kenë shume fat ne dashuri sidomos ne javën e dyte te muajit. Dikush do iu beje një propozim impresionues. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Ata qe kane shtuar pak ne peshe duhet te ushqehen ne mënyrë te ekuilibruar, te ecin me tepër dhe te pine minimumi 1liter ujë ne dite. Ne planin financiar mos u qani fare për situatën e vështirë ne te cilën do ndodheni sepse gjithçka ka ardhur si pasoje e neglizhencës qe keni treguar. Puna do kërkojë me shume vëmendje dhe durim. Vetëm kështu mund te arrini atje ku keni menduar. Ju mundeni!

 

ZlcFPGaforrja

Ky muaj do jete shume i bukur dhe i mbushur me emocione te forta për te dashuruarit. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri-tjetrin. Edhe ata qe kane kaluar një faze te vështirë do ndihen me te qete. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe secili me emocionues se tjetri. Reflektoni mire para se te bëni zgjedhjen e duhur. Shëndeti mund te jete delikat ne një periudhe te caktuar, por me pak përkujdesje situata do përmirësohet. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni shpenzime me te mëdha sesa mund t’i përballoni sepse do futeni ne një situate shume te vështirë. Ne pune do jeni te shpërqendruar javën e pare dhe kjo do ua prishe paksa ritmin. Mblidhni te gjitha forcat me pas qe te arrini majat e suksesit.

 

Zy7GaLuani

Do jeni shume entuziaste dhe optimiste për te ardhmen tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin do jete e shkëlqyer dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do jene oratorë te mire dhe do bëjnë për vete shume persona. Do e kenë ata ne dore te zgjidhin me pas te duhurin. Shëndeti do ketë here pas here përkeqësime. Mundohuni te mos alarmoheni, por te merrni masat e duhura duke folur me mjeket specialiste. Edhe nëse jeni me pushime nuk duhet ta lëshoni dorën dhe te shpenzoni sa te dëshironi. Po filluan problemet financiare do e keni te vështirë te dilni nga bataku. Ne pune duhet te mendoheni njëqind here para se te veproni. Mos iu besoni gjate gjithë kohës atyre qe keni pranë nëse nuk doni te zhgënjeheni.

 

TH4H5Virgjeresha

Këtë muaj duhet t’ia shprehni partnerit tuaj çdo dëshirë apo pakënaqësi. Vetëm ne këtë mënyrë ai do iu kuptoje dhe do beje çmos t’ua plotësojë qejfin. Pas javës se pare ditët do jete me te bukura dhe emocionuese. Beqaret do bëjnë deklarata te forta dashurie dhe me shume gjase do nisin histori drithëruese. Me shëndetin duhet te bëjnë me tepër kujdes personat qe bëjnë jete sedentare. Mund te kenë dhimbje kockash apo shpine. Relaksohuni dhe praktikoni yoga. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi te shumta, por serish nuk do dorëzoheni derisa ta stabilizoni situatën. Ne pune mos u gënjeni nga disa propozime qe mund t’iu bëjnë koleget sepse do kërkojnë thjesht t’iu shpërqendrojnë. Java e fundit do jete me pozitive.

 

376pIPeshorja

Ne fillim te muajit jeta juaj ne çift do kenë disa probleme te vogla, por me kalimin e kohës çdo gjë do filloje te përmirësohet. Qe nga data 15 do i shprehni me tepër ato qe ndjeni dhe do jeni me te gatshëm te provoni eksperienca te reja. Edhe beqaret do jene më me fat dy javët e fundit. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Shëndeti nuk do ketë probleme megjithatë duhet te vazhdoni te merreni me ndonjë aktivitet fizik për te qene me ne forme. Financat here pas here do jene te paqëndrueshme. Mundohuni te shpenzoni me kursim qe te mos keni probleme. Ne pune do jeni te shpërqendruar ne fillimin e muajit. Pas datës 21 do iu bëhen propozime te reja te cilat duhet t’i pranoni me patjetër. E ardhmja juaj do jete me e ndritur.

 

EQr91Akrepi

Ky muaj do jete shume i paqëndrueshëm për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do debatoni ashpër me partnerin.  Humori do iu ndryshoje nga dita ne dite. Beqaret do fillojnë aventura emocionuese dhe nuk do e ndiejnë shume nevojën e një lidhjeje te qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ata qe vuajnë nga pagjumësia apo qarkullimi i gjakut duhet te tregohen me te vëmendshëm për veten. Për financat mos u shqetësoni sepse këtë muaj situata do jete goxha e qëndrueshme. Do keni mundësi te hiqni edhe disa para mënjanë. Ne pune duhet te tregoheni me te duruar nëse doni te arrini sukses. Çdo dite do hidhni hapa me tej drejt qëllimit final. Yjet do jene ne anën tuaj.

 

IC9bCShigjetari

Ky muaj do jete me i bukur dhe me emocionues për te gjithë. Marrëdhënia me te dashurit tuaj te zemrës do jete me e mire dhe do kuptoheni edhe vetëm me një shikim. Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje do merrni një propozim shume te bukur nga partneri. Beqaret do jene mjaft këmbëngulës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Financat do jene me te qëndrueshme dhe do arrini te shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur. Mund te kryeni edhe transaksione te rëndësishme. Ne pune do përballeni me sfida te vështira, por përsëri do ia dilni mbanë me sukses. Mund te merrni edhe shpërblime te majme nga shefat tuaj.

 

k35HrBricjapi

Ka rrezik qe ky muaj te jete i mbushur me debate dhe mosmarrëveshje te mëdha për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord me partnerin tuaj dhe nuk do pranoni as te toleroni. Kujdes sepse po vazhduat për shume kohe kështu nuk do keni te ardhme se bashku. Beqaret do kenë takime me shumice dhe do vendosin për ata qe iu përshtatet me tepër. Shëndeti nuk do jete i qëndrueshëm. Do keni here pas here dhimbje koke, stomaku, kockash, por edhe shpine. Çlodhuni here pas here dhe mos e prishni gjumin e natës për asnjë arsye. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm. Do e dini mire sa te shpenzoni qe situata mos behet problematike. Ne pune do keni performanca shume te mira dhe do arrini me lart se çfarë keni menduar. Bravo!

 

IB8M8Ujori

Do keni shume besim tek vetja juaj këtë muaj dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju keni dëshiruar. Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte dhe komunikimi gjithashtu do jete i forte. Do filloni edhe te planifikoni te ardhmen se bashku. Për beqaret dy javët e fundit do jene me te përshtatshmet për te filluar një lidhje. Përgatituni për te ndryshuar status. Shëndeti do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Financat do jete te paqëndrueshme ne fillim te muajit, por me kalimin e kohës situata do filloje te stabilizohet. Puna do ketë ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos rrezikoni shume për te arritur atë qe doni sepse mund te bëni gabime te pafalshme.

 

ABYniPeshqit

Muaj plot ngjyra ky për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te forta ne krahët e atij qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment prej tij. Ai nga ana tjetër do mundohet t’iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme dhe do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kenë një muaj me intensiv dhe te mbushur me njohje te reja. Do e kenë me te lehte te gjejnë personin qe iu përshtatet me tepër. Sektori i financave do jete me i privilegjuar sesa mendohej. Do arrini te shpenzoni për ato qe dëshironi dhe serish situata do jete e mire. Ne pune do iu duhet te merrni disa vendime te rëndësishme ne mënyrë qe çdo gjë te shkoje ne rrugën e duhur. Disa kolege do iu mbështesin dhe do iu japin ndihmese  tyre. Falënderojini!

Burimi : ikub.al

Rreth Autorit

-

Komenti Juaj :


7 − = five

All Rights Reserved