Postuar me: 15:31 10-08-2013

Java Botërore, ushqyerje e shëndetshme për foshnjat (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Java Botërore, ushqyerje e shëndetshme për foshnjatJava Botërore, ushqyerje e shëndetshme për foshnjat- Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër të Javës së ushqyerjes me Gji, këshillon nënat e reja për mënyrat më të mira për një ushqyerje të shëndetshme të foshnjave të porsalindura.

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë javës së parë të muajit Gusht, i organizuar nga Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji dhe i mbështetur fuqimisht nga UNICEF dhe OBSH.
Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë, mbi të cilën organizohet platforma bazë e Javës Botërore dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në gjitha vendet e botës që e festojnë këtë Javë. Partnerët kryesorë në organizimin e kësaj jave ndërgjegjësuese në Shqipëri janë Ministria e Shëndetësisë, UNICEF, OBSH dhe dega e Rrjetit Ndërkombëtar të Veprimit për Ushqimin e Fëmijëve.
Ndërkohë, kjo javë celebrohet në më shumë se 170 vende të botës për të nxitur ushqyerjen me qumësht gjiri për foshnjat dhe fëmijët, si një mënyrë efikase dhe natyrale për përmirësimin e shëndetit të tyre, bazuar në Deklaratën Innocenti, të UNICEF dhe OBSH. Kjo deklaratë bëri thirrje për zbatimin e Dhjetë Hapave në të gjitha maternitetet 20 vjet më parë.

“Gjatë këtyre 20 viteve, më shumë se 20.000 maternitete, ose ndryshe, rreth 28% e të gjitha materniteteve në botë, kanë zbatuar plotësisht Dhjetë Hapat dhe janë çertifikuar nga Nisma për Spitalin Mik të Fëmijës, duke përmirësuar treguesit e ushqyerjes me gji”, thotë Dr. Daniela Nika, nga ISHP. Për foshnjën deri në muajin e gjashtë, qumështi i gjirit është ushqimi ideal dhe i vetmi që i ofron atij të gjithë nutrientët e nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin optimal, sqaron ajo.

Ekzistojnë të dhëna shkencore të sigurta se ushqyerja vetëm me gji parandalon sëmundjet, si diarreja dhe pneumonitë, që vrasin miliona fëmijë çdo vit.

Gjatë aktiviteteve të vitit 2012, në përvjetorin e 20-të të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, UNICEF deklaroi se vetëm vënia në zbatim e politikave të forta kombëtare që mbështesin ushqyerjen me gji, mund të parandalojë vdekjen e rreth 1.000.000 (një milion) fëmijeve nën 5 vjeç në vendet në zhvillim, çdo vit.

10.08.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


five + = 13

All Rights Reserved