Postuar me: 11:45 17-08-2013

Megi Ajtyresa “zhvishet” nga politika, foto hot në plazh (Burimi: Albeu, Www.Albeu.Com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Megi Ajtyresa "zhvishet" nga politika, foto hot në plazhMegi Ajtyresa “zhvishet” nga politika, foto hot në plazh-Ishte imazh i Partisë Socialiste në fushatën e nxehtë publicitare të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke i bërë ftesë në dialektin gegë elektoratit të koalicionit të majtë të votonte për Rilindjen. Tashmë që Partia Socialiste, ku 23-vjeçarja MegiAjtyresa aderon që në moshën 18-vjeçare, ka fituar këto zgjedhje, ajo ka menduar ta festojë fitoren në jug të vendit, me disa pushime të gëzuara dhe plazh, duke na dhënë mundësinë ta shohim për herë të parë të zhveshur nga pamja zyrtare, ndryshe nga ç’e kemi parë deri tani.

E përfshirë në politikë herët, si kryetarja e FRESSH-it dhe si e zgjedhura e Edi Ramës, gjatë këtyre viteve Megi është përpjekur të prezantohet më e madhe sesa moshataret e saj, pasi i është dashur të shfaqet serioze poshtë veshjes së politikanes, në konferenca të ndryshme për shtyp si zëdhënëse e deklaratave politike të PS-së. Por tani, pas pesë vitesh maturi dhe eksperiencë politike, ka vendosur t’i shtojë profilit të saj prej politikaneje të re paksa “nota rozë”, ndërsa na prezantohet zhveshur në plazh.

Fotot i ka postuar vetë në profilin e saj zyrtar në facebook, duke shfaqur këtë anë ndryshe për herë të parë, që nga koha kur hyri në politikë. Fotot i ka realizuar gjatë një turi pushimesh disaditore me një mikeshë të saj dhe i ka shoqëruar me diçiturën: “Pushime fantastike, mes detit, malit dhe një miqësie të mirë ku vera bëhet e paharrueshme. Trip fantastik, Nartë, Rëra e bardhë (bregdet i pashfrytëzuar akoma), Palasë, Dhërmi, Shpella e Piratëve etj). Me anë të këtyre fotove shohim që Megi sërish është rezervuar, pasi nuk ka zgjedhur të veshë rroba banje bikini, por një trupore të zezë në plazh.

Ndërkohë zbulojmë dëshirat e saj të argëtimit në plazh, që janë udhëtimi me makinë për të zbuluar plazhe të virgjëra, shijimi i koktejeve me fruta, birrës dhe cigares. Në albumin e saj fotografik, Megi nuk është kursyer duke postuar edhe foto menjëherë pas dushit në dhomën e hotelit, e mbështjellë me peshqir të bardhë, që ngjan shumë sensuale për një vajzë që merret me politikë.

62036Nga fotot duket se ruan të njëjtën elegancë që i shkon gjatësisë 178 cm, shtatlartësi që bëri përshtypje pesë vite më parë, kur ajo si një 18-vjeçare e rritur në Shkodër mori frerët e FRESSH-it.

Edhe pse ishte e gjatë, asaj me hyrjen në politikë iu desh të vishte taka dhe kostum serioz, ndërkohë që ra në sy stili i saj ekstravagant me një pearcing që mbante në hundë.

17.08.2013

Burimi: Albeu

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× five = 5

All Rights Reserved