Postuar me: 11:10 30-08-2013

Ndryshimi i ministrive (Burimi: Top Channel, Www.Top-Channel.Tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Ndryshimi i ministrive Ndryshimi i ministrive - Me ndryshimin e strukturës së disa ministrive në qeverinë Rama,bashke më të do të ndryshojnë edhe selitë e tyre. 

Financat, ekonomia dhe mbrojtja do të lëvizin nga dikasterët aktuale, duke u zhvendosur.

Burime të mirëinformuara për “Top-Channel” bëjnë me dije se Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar.

Këto ambiente, ku deri tani ka qenë dikasteri i drejtuar nga Arben Imami do të ndahen në dy ministri për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësise që ofron, duke pasur dy hyrje.

Ministria e Financave, që pritet të drejtohet nga Shkëlqim Cani dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  nga Arben Ahmetaj do të zhvendosen atje.

Ndërsa është menduar që ministrat e shtetit të funksionojnë pranë Kryeministrisë.

Inovacioni dhe Administrata Publike ku është propozuar për t’u drejtuar nga Milena Harito, Ministria për Çështjet Vendore ku është propozuar Bledar Çuçi dhe ajo për për Marrëdhëniet me Parlamentin nga Ilirjan Celibashi do të vendosen tek Ministria aktuale e Financave.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku është propozuar Erjon Veliaj do të vendoset të Ministria aktuale e Punës, ndërsa ende mbetet e paqarte se ku do të vendoset godina e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që pritet të drejtohet nga Eglantina Gjermeni.

Pjesa tjeter e ministrive, që nuk ka ndryshuar strukturë do të mbeten në të njëjtat godina.

Pas lëvizjes së PD te SHQUP dhe zhvendosjen e disa drejtorive te Bashkise se Tiranes tek selia aktuale e demokrateve, mesa duket ndryshimet e perfshijne edhe vete dikasteret ministrore.

30.08.2013

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight − 8 =

All Rights Reserved