Postuar me: 20:34 18-08-2013

Siguracioni i makinave, çmimet ndryshojnë për të gjashtën herë (Burimi: Panorama, Www.Panorama.Com.Al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Siguracioni i makinaveKompanitë e sigurimit kanë rishikuar edhe një herë tarifat për sigurimin motorik të automjeteve, dhe këtë here i kanë ulur ato për mjetet me kapacitet motorik deri në 1.6 cm3. Gjatë ditëve të fundit tarifat kanë pësuar ulje, ku nga 14.6 mijë lekë që ishin vetëm tri javë më parë si për makinat me kapacitet motorik deri në 1.6 cm3, edhe për ato mbi këtë kapacitet, tashmë çmimi nuk është më njëlloj. Për kompani të ndryshme TPL-ja është e ndryshme dhe për makinat me kubaturë më të vogël se 1.6 është nga 4.5 mijë lekë deri në 7 mijë lekë. Ndërkohë që për makinat mbi këtë kubaturë çmimi ka mbetur i njëjtë. Ky nuk është rasti i parë dhe as i dytë i ndryshimit të çmimit. Që nga fillimi i vitit kompanitë i kanë ndryshuar plot gjashtë herë çmimet, duke i ulur dhe rritur në mënyrë të njëkohshme. Pak kohë më parë AMF miratoi edhe një çmim të ri dysheme apo prim risku, i cili duhet të jetë si referencë për kompanitë dhe që siguron provigjonet e mjaftueshme. Kështu, sipas AMF, primi mesatar i riskut për kompanitë në mënyrë që të sigurohet pagesa e dëmeve është 6500 lekë për makinat me kapacitet motorik deri në 1.6 kubik dhe 9400 lekë për makinat me kapacitet motorik mbi 1.6 kubik. Referuar këtyre të dhënave shohim se primi i tregut për makinat me kubaturë të vogël është pak a shumë në të njëjtin nivel, ndërkohë që për makinat me kubaturë më të madhe është dukshëm më i lartë. Një ulje e tarifave, në fakt, ishte paralajmëruar më herët nga kompanitë, pasi unifikimi i saj për dy llojet e autoveturave që përdorin rëndom qytetarët stopoi edhe sigurimin nga ana e qytetarëve. Ndërkohë që me uljen e këtyre ditëve është vërejtur rritje e prerjes së siguracioneve për makinat e vogla. Tregu i sigurimit motorik të makinave është liberalizuar qysh nga viti 2011 dhe që atëherë pothuajse çdo dy muaj ka pasur lëvizje të çmimeve. AMF, që në këtë rast është vetëm mbikëqyrës, pra s’mund të ndërhyjë, ka kërkuar nga kompanitë që çmimet t’i përllogarisin mbi bazë të riskut të secilës.

 

18.08.2013

Burimi: Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


1 + = eight

All Rights Reserved