Postuar me: 14:11 23-08-2013

Tavë Krapi Shkodrane (Burimi: Kuzhina Shqiptare, www.kuzhinashqiptare.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Tavë Krapi, lajm shqipTavë Krapi Shkodrane

Tava e Krapit eshte nje pjate tradicionale peshku e qytetit te Shkodres, e cila ruhet me fanatizem nga qytetaret e tij. Origjina e kesaj recete daton qe me lindjen e pazarit te Shkodres ku guzhinieret e asaj kohe (akshijte sic quheshin atehere) e perpunuan peshkun derisa perftuan kete gatim te shijshem. Pikerisht ne kete periudhe, nese krapi servirej ne tavoline per te ftuarit, koka e tij i ofrohej mikut kryesor te shtepise ne shenje respekti, dhe shpesh here beheshin pazare per nderrimin e saj me ditar toke.

Koha me e mire per te gatuar krapin eshte maj-qershor, atehere kur krapi (preferohet te jete mashkull) arrin 4-5kg madhesi dhe serviret per rreth 8 persona.

Perberesit per 8 persona

 

  • nje krap te fresket 4-5kg
  • 1kg domate shume te pjekura ose salce
  • 1.5kg qepe
  • 400gr hudhra
  • 1/2l uthull rrushi te kuqe
  • nje cope pistil
  • 6-7 gjethe dafine
  • vaj luledielli
  • kripe
  • piper te zi
  • majdanoz
  • pak sheqer

Pregatisim fillimisht krapin te cilin e pastrojme mire brenda dhe jashte dhe i heqim nje kocke ne forme trekendeshi qe gjendet ne afersi te kokes (pethi). Peshkun e presim ne thelarreth 3cm te trasha duke eleminuar pjesen e bishtit. I kalojme copat nen uje te rrjedheshem, i thajme me letra kuzhine dhe i kaverdisim ne tigan me pak vaj luledielli derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. Kjo sherben qe mishi i peshkut te mos shperhapet gjate gatimit. Vajin e peshkut e ruajme per te pregatitur harxhen si me poshte:

pastrojme qepet, i qerojme dhe i presim ne feta te holla te cilat i kaverdisim ne tiganin ku skuqem peshkun derisa te marrin ngjyre te arte. Shtojme hudhrat e pastruara dhe te ndara ne dy ose kater pjese dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta. Shtojme se fundi edhedomatet te cilave i kemi hequr lekuren (ose salcen e domateve) dhe e leme salcen te zieje derisa qepet te zbuten plotesisht (rreth 20 minuta).

Shtojme uthullen, pistilin e prere holle, kripe, piper, gjethet e dafines, pak sheqer dhe i leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te gjithe perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe salca te rezultoje paksa e trashe.

Ne taven ku do te pregatisim krapin, vendosim thelat e tij dhe mbi te hedhim harxhen duke shtuar dhe pak uje. E pjekim tave ne furre te parangrohur ne 150°C derisa salca te avulloje dhe peshku te kete marre ngjyre te arte (mund te nevojiten 30-40 minuta). E sperkasim me pak majdanoz ne siperfaqe dhe e servirim te zbukuruar sipas deshires.

 

Burimi: Kuzhina Shqiptare

23.08.2013

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight − = 5

All Rights Reserved