Postuar me: 16:35 05-09-2013

Kujdesi i fytyrës pas plazhit (Burimi: Shqiptarja.com, www.shqiptarja.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lajm Shqip kujdesiKujdesi i fytyrës pas plazhit

Pas periudhës së plazhit lëkura e fytyrës pëson një dehidratim. Ajo e humbet shkëlqimin dhe bëhet më e ashpër.

Shpenzimi i kohës në plazh për secilin prej nesh mund të jetë i veçantë, mirëpo nëse nuk bëhet një kujdes i duhur për ta mbrojtur lëkurën, mund të gjendeni përballë një befasie jo shumë të dëshiruar. Dielli i ashpër, rëra dhe era e detit mund të krijojnë kaos në lëkurën tuaj.

Kjo është arsyeja pse duhet kushtuar një kujdes i veçantë për lëkurën para se të dilni në plazh. Gjatë intervistës me estetisten e një prej qëndrave estetike në Tiranë, Gresa, na tregon faktorët që çojnë në dehidratimin e lëkurës së fytyrës sonë. “Janë shumë faktorë që çojnë në dehidratimin e lëkurës së fytyrës. Të tillë janë ekspozimi i tepër në diell pa faktor mbrojtës, ndryshimi hormonal si dhe ndryshimet atmosferike, e ftohta e nxehta. Këto faktor krijojnë barrierën mes epidermës dhe dermës dhe nuk lejojnë që të kaloj uji i domosdoshëm për të ushqyer lëkurën”- tha ajo.

kujdesi i fytyres

Për të rigjeneruar lëkurën dhe për ta bërë atë të shkëlqejë përsëri estetisja na thotë disa këshilla.

“ Duhet të përdorni maskat hidratuese, kremrat dhe serumet hidratuese në bazë të fytyrës që ju keni. Gjithashtu, marrja e ujit të domosdoshëm është e rëndësishme si dhe çdo mëngjes dhe çdo darkë duhet që ta pastroni lëkurën e fytyrës me produkte të cilat kanë përbërje bimore. Për të patur një fytyrë të freskët dhe të hidratuar është e mjaftueshme përdorimi i një kremi hidratues për ditën dhe i një kremi hidratues për natën”- tha ajo.

Këto janë disa nga këshillat e estetistes, e cila i rekomandon vajzat dhe gratë që të kujdesen për lëkurën e fytyrës së tyre. “Duhet të keni një kujdes të veçantë kur keni një lëkurë të yndyrshme ose një fytyrë me akne. Trajtimi me produktet hidratuese si kremrat, maskat apo serumet duhen të jenë në përputhje me llojin e lëkurës suaj. Duhet të këshilloheni me një dermatolog apo estetist, i cili t`ju rekomandoj produktin e përshtashëm për fytyrën tuaj”- shtoj ajo.

 

05.09.2013

 

Burimi: Shqiptarja.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight × 8 =

All Rights Reserved