Postuar me: 12:50 02-09-2013

Sëmundjet kardiovaskulare, vend të parë në Shqipëri (Burimi: Balkanweb, Www.Balkanweb.Com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Sëmundjet kardiovaskulare, vend të parë në ShqipëriSHQIPERI- Në vendin tonë ka një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare të përvitshme në 20 vitet e fundit. Këto sëmundje shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve, duke zënë vendin e parë si shkak i të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Bazuar në të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë duke u rritur. Kështu, nga 200 vdekje në vitin 1991 nga këto sëmundje, në 286.2 raste vdekje në vitin 2009, duke zënë rreth 60% të të gjitha vdekjeve.

Sa u takon shkaqeve, Jeta Lakrori nga Departamenti i Promocionit të ISHP-së thotë se, “61% e shkaktarëve janë faktorët që i kemi ne vetë në dorë, si kontrolli apo trajtimi i rregullt i hipertensionit, shmangia e duhanpirjes, ushqyerja me fruta e perime, të qënit më aktiv, etj”.

Në vendin tonë, përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare është presioni i lartë i gjakut në masën 17.2 %, duhanpirja 10,8 %, mbipesha e obeziteti në 6,7 %, inaktiviteti fizik në 6,6 %, alkoolpirja 6,4%, sheqeri i lartë në gjak në 6,3 %, kolesteroli i lartë në gjak 5,2%, etj.

Sëmundjet kardiovaskulare, edhe tek ne, nuk janë problem vetëm i burrave, por janë problem edhe i grave. Të dyja gjinitë sëmuren dhe vdesin njëlloj nga sëmundjet kardiovaskulare.

Por, sipas Lakrorit, ka një veçanti të të vdekjeve tek ne, sepse gratë vdesin më shumë nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit në masën 38.3 %, ndërsa burrat vdesin më shumë nga sëmundja ishemike e zemrës në masën 32.4%.

Në botë sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milion njerëz në botë do të vdesin nga këto sëmundje.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike,si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha e obeziteti, diabeti, apo faktorët e mënyrës së jetesës, si dieta jo e shëndetëshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsum i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pësuar një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Duke qënë se sëmundjet kardiovaskulare, në shumicën e tyre lidhen ngushtësisht me faktorët e stilit të jetesës që janë të modifikueshëm, të trajtueshëm dhe të kontrollueshëm, mjekët apelojnë për të nxitur marrjen e masave për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, si ushqyerje e shëndetshme, kryerje të aktivitetit fizik, shmangien e përdorimit të duhanit dhe kontrollin e rregullt të presionit të gjakut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, të kolesterolit dhe të përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë incidencën e sëmundjes kardiovaskulare.

02.09.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven − 4 =

All Rights Reserved