Postuar me: 12:10 18-10-2013

Gradat në polici, ja si do të ndryshojnë për çdo funksion (Burimi: Shqiptarja.com, www.shqiptarja.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lajm Shqip Gradat ne PoliciGradat në polici, ja si do të ndryshojnë për çdo funksion 

TIRANE- Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare të gjitha ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit lidhur me përcaktimin e funksioneve korresponduese për çdo gradë në polici dhe ekuivalentimin e tyre. Kështu në mblështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për policinë e shtetit bëhen disa ndryshime. Funksionet korresponduese për çdo gradë përcaktohen në një tabelë të veçantë. Ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të jetë patjetër me gradën kolonel dhe duhet të ketë jo më pak se 18 vjet punë në policinë e shtetit, duke e ekuivalentuar me gradën Drejtues i Parë.

Ndërkohë që zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, në të njejtën shkallë futet dhe Drejtori i Byrosë së Hetimit duhet të kenë 16-18 vite shërbimi në policinë e shtetit me gradën kolonel duhet të jenë Drejtues me gradë ekuivalentuese. Ndërsa drejtuesi i parë është kryekomisar, duhet të ketë 16-18 vite vjetërsi pune dhe duhet të jenë me gradën kolonel dhe nënkolonel. Kështu vijon përcaktimi i funksioneve korresponduese në policinë e shtetit për të gjithë efektivat drejtuese dhe të thjeshtë që nga drejtori i përgjithshëm i kësaj policie e deri tek agjenti i thjeshtë i cili duhet të jetë inspektor, me një renditje të përshkallëzuar që nga kryeasistenti e deri tek kryeinspektori, sipas shkallës së ekuivalentimit të përcaktuar dhe të shprehur përmes tabelës së saktë të cilën ne po e botojmë të plotë.

Ndërkohë që ka dhe shtesa në këtë ligj, sipas të cilit vendoset përcaktimi i funksioneve sipas gradave. Kështu, pas pikës 3.1 shtohen pikat 3.2 dhe 3.3, me këtë përmbajtje: “3.2 Shtetasve, që kanë përfunduar arsimin e lartë policor në Republikën e Shqipërisë apo Akademinë e Shkencave të Sigurisë, në Ankara, Turqi, në momentin e caktimit në detyrë t’u jepet grada nënkomisar. 3.3 Në rastet kur konstatohet dhënia e gradës në kundërshtim me kriteret dhe procedurat ligjore, të parashikuara në momentin e dhënies së tyre, të anulohen këto akte dhe të jepet grada sipas kritereve dhe procedurave ligjore të kohës, kur ka lindur e drejta e përfitimit”.

Ndryshimi i këtij ligji dhe vendosja e verifikimit të gradave ka shkaktuar një përplasje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu, ka qënë fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për largimin e kupolës së policisë së shtetit, sipas tij me grada të larta, e trajnuar dhe e provuar si e suksesshme për t’i zëvendësuar me njerëz që nuk janë në lartësinë e tyre, për sa i përket gradës.

Më pas ka qënë zv.ministri i Brendshëm Arben Ristani ai i cili nuk ka munguar të shprehet se Ministria e Brendshme jo vetëm që po shekl ligjin për gradat por dhe emërimet janë në kundërshtim me këtë ligj, duke nënvizuar faktin se janë bërë përpara se ndryshimet e reja të botoheshin në fletoren zyrtare. Për këtë shkelje deputeti demokrat ka deklaruar se do të bëjë padi në gjykatë për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.

Por ndryshimet në polici kanë qënë dhe pjesë e axhendës ankimuese të kreut të PD Lulzim Basha me ambasadorin e BE në Tiranë, Sequi.

18.10.2013

Burimi: Shqiptarja.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven × 7 =

All Rights Reserved