Postuar me: 15:02 24-10-2013

Ndryshmi i buxhetit, Rama: Reforma të ‘dhimbshme’ (Burimi: Shekulli, www.shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Ndryshmi i buxhetit, Rama: Reforma të ‘dhimbshme’Ndryshmi i buxhetit, Rama: Reforma të ‘dhimbshme’: Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të dhimbshme reformat që do të merren në ekonomi. Ai u shpreh se do të bëhet një reformë drastike në financat e vendit.  Rama ka treguar arsyet e këtij ndryshimi buxhetor, duke thënë se kanë mbetur pa u paguar mjaft shtresa në nevojë, siç janë invalidët. Rama tha se janë bërë shpenzime të mëdha gjatë fushatës duke lënë mjaft persona në nevojë pa i paguar, që sipas tij, kjo shtresë është lënë pa bukën e gojës. Kryeministri tha se nuk ka një buxhet për emergjencat e vendit të cilat përsëriten vazhdimisht.

“Jemi këtu për të diskutuar për të marrë një masë së detyruar, por edhe të dhimbshme që shënon fillimin e një reforme drastike që ne do t’i bëjmë ekonomisë dhe financave të vendit. Ka shumë për të thënë sot, por pa pretenduar që kam zgjedhur shembujt më të mirë disa shembuj do t’i sjellë këtu për t’i thënë qytetarëve se për çfarë jemi mbledhur sot dhe ku është problemi që duhet të zgjidhim me këtë akt normativ. Buxheti i detyrohet personave më në hall të kësaj qeverie. PAK është një shërbim modest për vetë kushtet e Shqipërisë, por që për ta do të thotë buka e gojës. Për këtë bukë goje buxheti i shtetit i miratuar nga ata që në 23 qershor morën 1 mln shuplaka parashikonte 174 mln dollarë. Nga këto, në prill, maj qershor, muaj që përkojnë me fushatën elektorale janë shpenzuar 94 % të fondit, pa dashur kush t’ia dijë se ku do ta gjejnë në korrik, gusht, shtator, tetor, e deri në dhjetor bukën e gojës ata që s’kanë asnjë mundësi tjetër veç se të presin ditën e parave. Keni harxhuar 94% dhe sot janë vetëm 7 mln dollarë dhe radha e invalidëve pret me sytë nga qielli bukën e gojës. Shembulli i dytë lidhet më prillin, majin dhe qershorin. Ky vend ka edhe një fond për emergjencat civile dhe një rezervë për ato raste që nuk janë pak, por të përsëritura. Miellin e keni kursyer duke e lënë në 30 mijë kg.  0 kg fasule nga 30 mijë që duhet të kishte atje”, tha Rama.

“Ne jemi për të lehtësuar dhimbjet e një populli të tërë që i keni marrë paratë, por edhe fytyrën duke e bërë qeverinë borxhlijen e madhe ndaj sistemit elektro-energjetik shqiptar. Ju u keni prerë ushqimin ushtarëve të këtij vendi. Keni degjeneruar familjet e tyre dhe tërë bota e di që për të çuar ushtarët në Afganistan merrnit mijëra euro dhe vini këtu dhe na tregoni përralla me mbret.  Mbretin mbajeni t’iu rrojë, por përrallat tregojini njëri-tjetrit. Në këtë vend nuk do pritet më shirit për të marrë vota. Borxhet që u ngarkohen atyre që lëvizin në karrocë, borxhet për të prerë shirita dhe për të thënë rrugë, rrugë, rrugë, nuk do të ketë. Për të gjitha arsyet keni ngrënë 1 milion shuplaka pastaj na pyesni ne se për çfarë jemi votuar ne”, u shpreh Rama.

Gjithashtu kryeministri njoftoi se sot në orën 17:00 mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar. Ai tha që së bashku me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore do të trajtohen çështja e krizës së thellë, ku opozita e sotme e ka lënë vendin me arkën e buxhetit të shtetit bosh.

24.10.2013

Burimi: Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× four = 36

All Rights Reserved