Postuar me: 19:31 08-11-2013

Provimi i shtetit, nis nga e hëna sezoni, Terezi: Kandidati, 5 herë testim për licensim (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

75674Provimi i shtetit, nis nga e hëna sezoni-Të gjitha ata studentë që duan të ushtrojnë profesionin e tyre në fushën e mjekësisë apo të mësuesisë dhe marrjen e licensës për këto profesione, nga dita e hënë kanë mundesi të japin Provimin e Shtetit.

Ky sezon i cili është i pesti në radhë pritet të testojë rreth 1400 infermjerë por ditën e hënë testimi elektronik do të nisë me profesionin Mami. Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve Niko Terezi deklaron se kushtet e testimit nuk kanë ndryshuar, kandidatët kanë 1 orë kohë dhe elektronikisht plrotësojnë pyetjet ku nga 100 pikë mjaftojnë të marrin 50 dhe licensimi i kandidateve është i kryer.

“Ky është sezoni i pestë i provimeve të shtetit për profesionet e fushës së mjekësisë dhe sezoni tretë për mësuesinë. Të hënën do të fillojmë me profesionin mami ku janë regjistruar 195 veta. Ditën e mërkurë fillon infermieria, ku priten të jenë 1400 infermier të regjistruar të cilët do ta zhvillojnë provimin nga data 13 deri në datën 25, 23-24 është stomatologjia kurse në datë 20 është mjekësia e përgjithshme. 17-19 janë farmacistët dhe para tyre janë mësuesit nga data 5 deri 16 dhjetor.”- deklaroi Terezi.

Një risi këtë vit është se pritet që të ketë kandidatë të infermjerisë dhe farmacisë që do të konkurojnë për herë të 5-të, që është edhe afati maksimal për marrjen e licensës. Nëse edhe këtë herë kandidati nuk e merr provimin atëherë ai nuk ka të drejtë të ushtrojë këtë profesion.

“Për infermier dhe farmacist duhet të ketë dhe herë të pestë, nëse nuk e merr herës e pestë do të thotë që ai nuk mund ta ushtrojë profesionin, mund të punojë vetëm si ndihmës farmacist ose profesion të ngjashëm me të por që nuk mund të firmosë dhe të jetë i pari. Ky provim ka qëllim që të përcaktojë ata profesionist që janë të aftë të zhvillojnë këtë profesion.”- sqaron Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit.

Kandidati pasi përfundoin provimin elektronikisht pajiset në vend me një kopje të përgjigjeve të provimit dhe nëse rezulton kalues brenda 1 muaji ka të drejtë të marrë edhe licensimin për ushtrimin e profesionit.

Nga e hëna nis sezoni i peste i Provimit të Shtetit. Kandidatet për marrjen e licensës për ushtrimin e profesionit janë nga fusha e mjekësisë dhe mësuesisë. Ndërsa këtë herë ka kandidatë që konkurojnë për here të 5-të, dhe nëse nuk e marrin provimin humbasin të drejtën e ushtrimit të profesinit.

08.11.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× five = 40

All Rights Reserved