Postuar me: 12:40 02-01-2014

Horoskopi Mujor, Janar 2014

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Horoskopi NëntorHoroskopi Mujor, Janar 2014

BpRltDashi

Gjate këtij muaji nuk do ju mungoje aspak energjia, përkundrazi do bëni gjithçka qe situata te përmirësohet ne çdo sektor. Te dashuruarit do ju kushtojnë me tepër koha atyre qe kane ne krah dhe do i shprehin pa fund ndjenjat. Rutina do largohet sa hap e mbyll sytë. Për beqaret fillimi i muajit nuk do jete me fat, por pas javës se pare do ketë surpriza te njëpasnjëshme. Do e takoni edhe ju personin ideal. Shëndeti do ketë probleme te vogla si pasoje e ushqimit te tepruar ne festat e fundvitit kështu qe merruni me pak aktivitet fizik. Financat fatmirësisht do vazhdojnë te jene te qëndrueshme dhe aspak problematike. Ne planin profesional do arrini shume shpejt t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve dhe do vazhdoni me qetësi projektin e nisur.

BvqkFDemi

Komunikimi nuk do jete pika juaj e forte gjate këtij muaji. Për ata qe janë ne një lidhje do ketë mosmarrëveshje ditët e para dhe kjo do i mërzitë ata pa mase. Me kalimin e kohës do jeni me te vetëdijshëm dhe do e stabilizoni situatën. Duhet shume durimi qe te rivendoset klima e ngrohte ndërmjet jush dhe partnerit. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do tentojnë te joshin askënd. Shëndeti gjithashtu do jete ulje dhe ngritje. Nuk do jeni ne forme te shkëlqyer, por nuk do ndodhe asgjë alarmante. Mundohuni te mos e lëshoni veten. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini ta stabilizoni situatën. Ne pune do ju duhet me shume përqendrim dhe këmbëngulje për t’ia dale. Do jeni mjaft te zotet. Bravo!

6xEwR Binjaket

Ne ditët e para te këtij muaji do jeni pesimiste për te ardhmen dhe shpesh do mërziteni. Nëse jeni ne një lidhje duhet te kujdeseni me tepër për personin qe keni ne krah dhe te mos e mërzitni atë. Ne ndonjë moment situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase dike qe ne pamjen fizike është i mrekullueshëm, por qe nuk vlen për asgjë. Kujdes! Shëndeti fatmirësisht nuk do jete i keq, por po e tepruat me ushqimin dhe po nuk u mbrojtët nga i ftohti do keni shqetësime. Për financat do harxhoni me shume kohe ne mënyrë qe t’i stabilizoni ato sa me pare. Ne pune do keni me tepër besim tek vetja dhe do e arrini pikësynimin qe kishit vene. Mund te merrni edhe disa shpërblime te konsiderueshme.

ZlcFPGaforrja

Muaj mjaft i ekuilibruar ky sidomos për jetën profesionale. Ata qe janë ne një lidhje do ketë dite plot ngjyra dhe te mbushura me momente te lumtura. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beni kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do arrijnë ende ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shëndeti do jete me i mire se një muaj me përpara, megjithatë mund te ketë edhe ndonjë shqetësim te vogël si për shembull nga shpina apo stomaku. Financat do jene me te qëndrueshme kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht. Ne pune do përballeni me sfida te vështira te cilat do duan shume kohe dhe mund për t’u kaluar. kërkoni ndihmën edhe te miqve tuaj te ngushte.

Zy7GaLuani

Gjate këtij muaji nuk do dëshironi aspak qe askush t’iu kundërshtojë sepse doni qe gjithçka te behet si thoni ju. Nëse jeni ne një lidhje do keni here pas here debate, por ne përgjithësi ambienti do jete i ngrohte dhe i mbushur me emocione. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do nxitohen për asgjë. Pjesa me e madhe do kenë aventura kalimtare, por entuziazmuese. Shëndeti do ketë probleme. Për shkak te lodhjes se shumte mund te ndiheni pa fuqi dhe aspak rrezistente. Kujdes! Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe përkujdesen sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ne pune do jeni një ekip i forte dhe do arrini te merrni atë qe ju takon. Do ndiheni krenare për veten tuaj.

TH4H5Virgjeresha

Ky vit do filloje i mbare për te gjithë ju. Nëse jeni ne një lidhje do i shtoni edhe me tepër dozat e fantazisë dhe marrëdhënia me partnerin do jete me pasionante. Do i përkushtoheni me tepër partnerit dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do marrin ftesa qe ne ditet e para, por do ngurrojnë t’i pranojnë ato duke menduar se mund te humbasin lirinë qe kane. Shëndeti do jete me i mire sesa ju mund ta mendonit. Do jeni plot energji dhe ne forme te shkëlqyer. Financat nuk do kenë asnjë tronditje sepse ju do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa lek te hiqni mënjanë. Ne planin profesional do jeni me te qarte për hapat qe duhet te hidhni ne mënyrë qe te arrini majën e suksesit. Disa kolege do ju kenë zili dhe do mundohen t’iu pengojnë.

376pIPeshorja

Ky muaj do jete mjaft dinamik, por edhe i vështirë për ju. Do përballeni shpesh me situata te vështira për t’u menaxhuar. Kujdes! Çiftet duhet te tregohen me diplomate dhe te reflektojnë mire para se te marrin vendime me rëndësi. Mos u tregoni strikte, përkundrazi toleroni me tepër. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Nuk do mund te krijojnë dot lidhjen qe aq shume kishin ëndërruar. Shëndeti nuk do jete gjithmonë i mire. Kujdesuni me tepër për veten dhe shmangni ushqimet me shume yndyre. Nga ana tjetër mos neglizhoni gjumin. Financat fatmirësisht do kenë ndryshime pozitive nga një muaj me pare. Do keni mundësi te shpenzoni edhe pak me tepër. Ne pune do i kaloni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe ju kishin dale.

EQr91Akrepi

Ky muaj nuk do filloje ashtu si ju e kishit ëndërruar. Probleme do ketë ne çdo sektor kështu qe bëni kujdes. Ata qe janë ne një lidhje do kenë dyshime pa fund për njeri-tjetrin dhe kjo nuk do i lere te dashurohen ashtu si e ndiejnë. Beqaret do joshin dhe do flirtojnë pa fund, por fatkeqësisht pa shume fat. Nuk do jete periudha me e mire për ta. Shëndeti here do jete i mire e here do ketë disa shqetësime. Tregohuni te kujdesshëm dhe mos neglizhoni këshillat qe mund t’iu japin mjeket. Ne planin financiar reflektoni shume here para se te kryeni shpenzime te mëdha. Situata nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ne planin profesional do jeni me te qarte për hapat qe duhet te hidhni. Do bashkëpunoni edhe me disa kolege te afërt.

IC9bCShigjetari

Ata qe kane tashme një lidhje do vendosin një distance te madhe qe ne ditët e para te muajit. Atmosfera nuk do jete aq e ngrohte sa ju mendonit dhe nuk do arrini dot as t’i shprehni ato qe ndjeni. Beqaret nuk do marrin deklarata te forta dashurie, megjithatë kjo nuk do te thotë qe edhe ne qetësi nuk mund te nisin histori dashurie te mrekullueshme. Shëndeti fatmirësisht nuk do jete i keq, megjithatë duhet te përkujdeseni me tepër për veten dhe te këshilloheni sa me pare me ndonjë mjek. Me financat tregohuni objektive dhe mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi. Ne pune mos u nxitoni për asgjë dhe kërkoni ndihme për gjithçka qe nuk kuptoni. Askush nuk është perfekt dhe nuk mund te dije gjithçka kështu qe mos u druani.

k35HrBricjapi

Do ketë dite te mira dhe dite te vështira gjate këtij muaj për jetën tuaj ne çift. Mundohuni qe t’i merrni gjerat sa me me lehtësi dhe te mos alarmoheni. Pasioni do jete po aq i zjarrte sa edhe furtunat qe do fryjnë here pas here. Beqaret do realizojnë takimet qe aq shume kane ëndërruar dhe do e ndryshojnë përgjithmonë jetën e tyre. Shëndeti nuk do jete gjate gjithë kohës i mire. Mund te keni shqetësime nga stomaku, veshkat apo edhe koka. Financat do kenë ndryshime pozitive, kështu qe mund t’i kryeni edhe shpenzimet qe keni dëshiruar. Ne pune do jeni me te përqendruar se kurrë dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë rrugëtimin me te lehte. Do merrni mjaft komplimente edhe nga shefat.

IB8M8Ujori

Ky muaj nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Ata qe janë ne një lidhje do kenë here pas here debate te forta me partnerin e tyre. Çdo problem i jashtëm do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tek jeta juaj. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime interesante, por nuk do tentojnë t’i çojnë gjerat me tej edhe pse yjet këshillojnë ta lënë veten sa me te lire. Shëndeti fatmirësisht nuk do përbëje asnjë problem sado te vogël. Edhe ata qe kane pasur vështirësi do ndihen me te qete. Financat do kalojnë një periudhe mjaft delikate. Mos u nxitoni për asgjë qe te mos keni probleme me vone. Ne pune do keni vështirësi dhe dyshime te shumta për hapat qe duhet te hidhni. Mos u nxitoni pa u qartësuar njëherë me veten tuaj sepse me pas nuk do ketë kthim mbrapa.

ABYniPeshqit

Jeta sentimentale dhe ajo profesionale do jene te privilegjuara gjate këtij muaji. Për ata qe janë ne një lidhje surprizat do jene te shumta dhe mjaft interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Edhe beqareve me shume gjase do ju trokasë dashuria ne dere. Jeta e tyre do ndryshoje përfundimisht. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos konsumoni pa fund ushqime dhe zgjidhni ato qe ju bëjnë mire. Ne planin financiar situata mund t’iu dale jashtë kontrollit nëse nuk tregoheni te matur. Duhen shmangur me çdo kusht investimet e tejskajshme. Ne pune do jeni te duruar dhe te kujdesshëm me hapat qe do hidhni. Do merrni vlerësime pozitive dhe kjo do ju frymëzojë me tepër edhe për te ardhmen.

Burimi: Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 − one =

All Rights Reserved