Postuar me: 11:41 02-01-2014

Horoskopi vjetor, 2014

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Horoskopi vjetor, 2014Horoskopi vjetor, 2014

Dinamike e te guximshëm, ju e jetoni jetën me pasion. Po çfarë kane rezervuar yjet për këtë vit? Gjate muajt e pare te vitit te ri do jene mjaft te rëndësishëm për jetën sentimentale te atyre qe janë ne një lidhje. Priten ndryshime rrënjësore dhe projekte me rëndësi. Ata qe janë te martuar mund te marrin lajmin e pritjes se një fëmijë ne 6 mujorin e dyte. Beqaret do jene me te qarte pe rate qe duan dhe do mendohen mire para se te hedhin çdo hap. Financat nuk do jene shume te këqija, madje mund te keni edhe një rritje te të ardhurave. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i qëndrueshëm. Stresi do jete ai qe do sjelle here pas here probleme. Është viti i duhur për te filluar ndonjë aktivitet sportiv. Ne pune do jete një vit i mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje te mëdha. Disa mund te ndryshojnë pozicionin, ndërsa ata qe janë pa pune do zen enje vend te rëndësishëm.

 

Kreative dhe te sinqerte, ju gjithmonë i merrni gjerat me qetësi. Për sa i përket jetës sentimentale, ata qe kane një lidhje duhet t’i përkushtohen me tepër partnerit dhe te bëjnë edhe sakrifica vetëm për te ruajtur një klime harmonike. Mos kërkoni gjithmonë qe ai t’iu surprizoje. Për beqaret ky vit do jete i fundit i te qenit vetëm. Edhe pse vetëm ne fund do shfaqen mundësi për një lidhje, nuk do mërziteni aspak fale mbështetjes se miqve dhe familjareve. Ne planin financiar do e keni me te lehte t’i menaxhoni te ardhurat qe keni. Vera ose fundi i vitit është koha ideale për te kryer investime. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha, madje do jeni edhe me e energjike se me pare. Shenjat e lodhjes do ndihen, por nuk do jene shqetësuese. Ne pune, muajt e pare do jene super te ngarkuar, por me kalimin e kohës gjerat do jene me te thjeshta. Pas pranverës do merrni një lajm me rëndësi.

 

Te qeshur dhe te hapur, ju ne përgjithësi i merrni gjerat si t’iu vijnë. Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire gjate këtij viti ne jetën tuaj sentimentale duhet te toleroni me tepër dhe t’i jepni me tepër pavarësi atij qe keni ne krah. Mos kërkoni qe ai te beje gjitonë atë qe ju kërkoni, por bashkëpunoni dhe gjeni te mesmen me te mire. Beqaret do e arrijnë atë qe duan ne planin sentimental. Pjesa e dyte e vitit do ketë ftesa dhe propozime te mrekullueshme dhe emocionuese. Financat do kenë shume përmirësime qe ne muajt e pare. Megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni shume marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla përgjatë muajve, megjithatë ne përgjithësi nuk do keni ankesa serioze. Me pak përkujdesje do i kaloni shpejt e shpejt. Për punën do jete vit i suksesshëm. Kushtet do jene me te mira dhe ekipi me te cilin do punoni me i përzgjedhur.

 

Ju jeni te ndjeshëm dhe diskrete ne përgjithësi. Ky vit do jete viti i marrjes se vendimeve te rëndësishme di ne planin profesional edhe atë familjar. Doni te dini si do shkoje dashuria? Duhet te ndryshoni paksa sjelljen tuaj ndaj atij qe keni ne krah dhe t’i shprehni me tepër ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë do e mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret qe ne muajin e pare do kenë mundësi për te filluar lidhje serioze. Harrojeni te shkuarën dhe shihni vetëm drejt se ardhmes. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se ai do ketë here pas here disa probleme. Dëgjojeni me tepër trupin tuaj dhe kujdesuni për te pa qene vone.  Ne pune duhet te jeni me bindes dhe me këmbëngulës se kurdoherë tjetër. Mos lejoni qe te tjerët t’ua rrëmbejnë rastet me te mira nga duart. Tregojini zotësitë tuaja.

 

Plot gjallëri dhe pasionante, ju e jetoni jetën intensivisht. Këtë vit do jeni te vendosur, këmbëngulës dhe do realizoni projekte te rëndësishme. Ata qe kane një lidhje te qëndrueshme do hedhin hapa madhështore dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën e tyre. Personat qe kane masur mosmarrëveshje do kenë një vit me te ekuilibruar. Nuk do bëni me asgjë ne mënyrë impulsive dhe duke menduar vetëm për veten. Beqaret do ndihen mire me veten dhe me statusin qe kane. Nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha, megjithatë rekomandohet maturi me shpenzimet. Shëndeti do ketë vështirësi ne muajt e para, por dalëngadalë do filloje te stabilizohet. Do kujdeseni me shume për veten. Ne pune nuk do keni një vit shume te qete dhe pa tension, por fale këmbënguljes suaj do arrini te realizoni gjithçka kishit ëndërruar.

 

Gjate këtij viti yjet ju këshillojnë te jeni me te organizuar ne pune dhe t’i menaxhoni me kujdes paratë dhe emocionet tuaja. Nëse jeni ne një lidhje duhet te mendoni me seriozisht pe rate qe doni te bëni ne te ardhmen sepse vitet fluturojnë shpejt. Flisni me partnerin tuaj dhe qëndroni sa me shume kohe se bashku. Beqaret do jene idealiste dhe te pavendosur për te bere zgjedhje. Ata do preferojnë me mire te jene vetëm sesa ne shoqëri te keqe. Ne planin financiar gjate muajt e pare do kërkojnë me tepër vëmendje dhe maturi. Sapo te kaloje vera situata do filloje te jete me e stabilizuar. Me shëndeti duhet te bëni kujdes. Gjendja juaj nuk do jete shume e mire kështu qe mos neglizhoni vizitat tek mjeket specialiste. Ne pune muajt e pare do jene ata kur duhet te sforcoheni me tepër, pjesa tjetër do jete disi me e qete dhe me pozitive. Do jeni ju me pas noterit e gjithckaje.

 

Gjate këtij viti do iu jepni fund disa telasheve te se kalueses dhe do hyni ne një faze te re te jetës suaj. Priten ndryshime te mëdha ne çdo fushe te jetës. Nëse jeni ne një lidhje do keni një mënyrë tjetër te komunikuari dhe te funksionuari. Mire do jete te flisni me partneri me hapur dhe mos i bëni gjerat sipas mendjes suaj. Do ketë muaj te mbushur me debate dhe konflikte te shumta. Kujdes! Disa beqaret do kenë mundësi për te pasur takime shpërthyese nga te cilat mund te fillojnë histori emocionuese, ndërsa te tjerë nuk duhet te nxitohen sepse do lëndohen. Ne planin financiar duhet te ruani maturinë ne çdo moment sepse disa shpenzime te nxituara mund te sjellin vështirësi te mëdha. Shëndeti here pas here do kenë shqetësime. Mos u bazoni vetëm tek mjekësia alternative, por flisni me mjeket. Ne pune do kërkoni mundësi te reja qe te ecni me përpara ne karriere. Do ju duhet shume mund për t’ia dale.

 

Gjate këtij viti do ju hapen horizonte te reja ne jete dhe do mezoni pa fund nga gabimet e bëra. Ne muajt e fundit do dini ta menaxhoni me mire jetën profesionale dhe do keni goxha arritje. Për dashurinë do jete një vit i bukur dhe i mbushur me surpriza. Do bashkëpunoni me tepër me partnerin tuaj dhe do e bëni gjithçka ne përputhje me tjetrin. Beqaret do e kenë veten te lire dhe do jene me te gatshëm te provojnë eksperienca te reja, qofshin këto edhe aventura kalimtare. Vetëm ne muajt e fundit mund te ketë raste për lidhje afatgjata. Me financat duhet te tregoheni shume vigjilente nëse nuk doni te mbeteni pa asnjë para. Mos jepni as para hua. Shëndeti nuk do jete i keq. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Për punën do jete një vit i mbushur me risi. Do keni mundësi te eksploroni fusha te ndryshme dhe do keni sukses pa fund.

 

Gjate këtij viti yjet do ju nxisin t’i kushtoni me tepër vëmendje dhe kohe atij qe keni ne krah. Ata qe kane pasur probleme serioze do i sqarojnë qe ne muajt e pare. Priten ndryshime rrënjësore  gjithmonë ne te mirën tuaj. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te personave te veçante dhe qe mund t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Për planin financiar viti i ri do jete i paqedrueshem. Do dëshironi te bëni shpenzime pa fund dhe here pas here do keni vështirësi. Kujdes sepse po u futet ne vështirësi me zor do ja dilni. Shëndeti do jete shume i mire gjate sezonit pranvere -vere, por mund te ketë probleme ne sezonet e tjera. Kujdesuni për veten me tepër. Nëse ne pune doni te hidhni hapa me tej duhet me pare te merrni formimin e duhur dhe te fitoni eksperience. Do e keni gjithçka me te lehte me vone.

 

Gjate këtij viti vëmendje me e madhe do i shkoje familjes dhe jetës profesionale. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe do e lini pas dore dashurinë apo fushat e tjera te jetës. Jeta ne çift do ketë edhe periudha te shndritshme, por edhe jave te tensionuara dhe konflikte te mëdha. Qe ne muajt e pare do e kuptoni se duhet te bëni ndryshime rrënjësore nëse doni qe gjerat te ecin ne rrugën e duhur. Për beqaret ky vit do jete shume ndryshe nga ai me pare. Ne sezonin e pranverës dhe verës do jete koha për te filluar një lidhje. Financat ne pjesën me te madhe te kohës do jene delikate. Vetëm ne muajt e fundit situata do ketë përmirësime. Beni kujdes! Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por stresi dhe ankthi mund te sjellin disa shqetësime. Mos i lini ato pas dore. Ne pune qe ne muajin e pare priten ndryshime te mëdha. Do hidhni goxha hapa para dhe do ndiheni mire.

 

Gjate këtij viti ju do jeni me optimiste dhe  dinamike. Për sa i përket dashurisë duhet thënë se çiftet do kenë probleme ne muajt e pare. Veten gjate verës do dalin rrezet e diellit qe do e përmirësojnë situatën. Deri ne atë periudhe here do mendoni te ndaheni dhe here do reflektoni për gjithë ato qe keni kaluar. Për beqaret nuk është viti qe ata prisnin. Flirtimet, takimet dhe aventurat nuk do mungojnë, por dashuritë e mëdha nuk do lindin as këtë vit. Për financat do kujdeseni me tepër se kurdoherë. Nuk do shpenzoni kuturu, përkundrazi do mendoheni njëqind here edhe për investimin me te vogël. Shëndeti fatmirësisht do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur. Nuk do mungojnë ndonjë dhimbje koke apo shqetësime te vogla, por e sigurte është qe nuk do prekeni nga sëmundje dhe nuk do keni probleme serioze. Ne pune do filloni projekte te rëndësishme re cilat do ju bëjnë te njohur ne shume mjedise.

 

Gjate këtij viti yjet do iu nxitin te tregoheni me te hapur ndaj risive dhe nga ana tjetër te rregulloni disa probleme te se shkuarës. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire pranë personin qe duan dhe ne pranvere mund te bëjnë edhe ndonjë gjë zyrtare. Për disa te tjerë mund te ndodhe një ngjarje me rëndësi gjate verës. Për beqaret do linde qe ne muajt e pare një dashuri e pastër dhe afatgjate. Ne planin financiar pas muajit te peste do ketë përmirësime te situatës. Vetëm pas kësaj periudhe rekomandohet te kryhen investime. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla gjate muajve te pare te vitit. Pas majit situata do përmirësohet dhe do ndiheni me rezistente. Ne pune do keni goxha arritje. Nga ana tjetër do përballeni edhe me sfida te cilat do ju mësojnë gjera te reja. Ata qe kane një biznes privat do nxjerrin fitime te mëdha nga gjitha mundi qe kane harxhuar.

Burimi: Ikub

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven − 3 =

All Rights Reserved