Postuar me: 9:59 31-01-2014

Matura 2014, ja për çfarë do të konkurojnë nxënësit në provime (Burimi: Shqiptarja.com, www.shqiptarja.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

matura 2014Matura 2014, ja për çfarë do të konkurojnë nxënësit në provime- Maturantet të cilët kanë përfunduar studimet përpara vitit 2014 dhe duan të ndjekin një prej degëve të universiteteve në vendin duhet të plotësojnë një sërë kushtesh, ku më i rëndësishmi është ai i plotësimit të formularit A1Z i cili bën të mundur përfshirjen e tyre në database. Por, ky nuk është kushti i vetëm që duhet të plotësojnë, pasi nëse një nxënës ka vetëm 3 provime me rezultate të kalueshme atëherë ai duhet të mbartë këto provime si dhe ti nënshtrohet një tjetër provimi kur ai është lëndë me zgjedhje ose provimit të detyrueshëm.

Sa i përket provimit të gjuhës së huaj, këta maturantë nuk do ti nënshtrohen për vetë faktin se pikët e marra prej saj nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. “Në provimet e maturës 2014 këta maturantë mund t’i mbartin provimet e dhëna. Ata nuk kanë të drejtë ti rijapin provimet nëse janë shpallur fitues në maturat e kaluara, por duhet të plotësojnë numrin katër të provimeve të cilat dy janë me zgjedhje dhe dy janë me detyrim” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

Provimet 
Nëse kandidati i ka shlyer të gjitha detyrimet e maturës, pra ka dhënë ketër provime dhe dëshiron për të ndjekur një të drejtë studimi duhet të plotësojë formularin. “E rëndësishme për këtë kandidat është plotësimi i formularit A1Z për tu futur në sistemin e maturës 2014. Në të kundërt kandidati humbet shansin për të qenë konkurrent këtë vit’ saktësohet në udhëzim.

Ndryshimi tjetër që kanë maturantet të cilët do të aplikojë këtë vit për një të drejtë studimi në universitetet e vendit, por që maturën e kanë përfunduar një vit më parë është se atyre do tu rillogariten pikët e notës mesatare. kjo pasi këtë vit mesatarja do të ketë më shumë peshe, dhe provimet me zgjedhje më pak se vitin e kaluar. Duke plotësuar të gjitha këto kushte një person i cili ka përfunduar maturën para vitit 2014 mund të kandidojë për një nga degët e universiteteve.

Testimi 
Sa i përket lëndëve me zgjedhje ekspertët e arsimit pohojnë se nuk duhet të shihet koeficienti që ka lënda edhe në rastet kur ajo është e thelluar pasi duhet edhe më shumë siguri. Një notë e ulët me një koeficient të lartë siguron më pak pikë se sa një notë e mirë me një koeficient të ulët, pasi ndryshimi i koeficienteve është me vetëm 0.1. Sa i përket ndryshimeve të tjera të maturës është parashikuar edhe menaxhimi i këtyre provimeve, ku një nga risitë është monitorimi i provimeve online, por drejtues të ministrisë së Arsimit pohojnë se ende nuk dihet nëse kjo do të bëhet e mundur pasi kërkon një investim.

Ajo që është garantuar për nxënësit aktualisht është se atyre do u jepet mundësia që të marrin kurse falas në shkollë për lëndët që ata kanë nevojë. Do të krijohen grafikë për zhvillimin e konsultave për provimet e maturës, në mënyrë që të gjithë nxënësit të avancojnë. Sa i përket tezave të provimeve ato do të përmbajnë pyetje të të gjitha niveleve në mënyrë që të ketë alternativa si për nxënësin e dobët ashtu edhe për atë të një niveli të lartë. Ajo që është menduar aktualisht nga MAS është se në procedurën e testimit do të përfshihen të gjithë mësuesit e informatikës si koordinatorë të provimeve.

31.01.2013

Burimi: Shqiptarja.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 4 = twenty four

All Rights Reserved