Postuar me: 9:48 16-01-2014

Rrëfimi: 32-vjeçarin e vrava, doja të shkëputesha prej tij (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Rrëfimi: 32-vjeçarin e vrava, doja të shkëputesha prej tijRrëfimi: 32-vjeçarin e vrava, doja të shkëputesha prej tij-Një miqësi e ngushtë me një adoleshent i ka kushtuar jetën babait të dy fëmijëve, Jetmir Lazaj nga Mallakastra, i cili mbrëmjen e së hënës u gjet i vdekur në malin e Goricës. Këmbëngulja për të vazhduar lidhjen “ndryshe” e ka shtyrë 19-vjeçarin Emiljano Yzeiraj që të arrijë deri në ekstrem, duke goditur për vdekje mikun e tij 32-vjeçar. Pas hetimeve intensive, policia e Fierit ka mundur të zbardhë vrasjen e mistershme brenda 24 orëve dhe të vërë në pranga autorin e krimit. Burime zyrtare nga dikasteri i bluve dje bënë me dije se Yzeiraj e ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa është shprehur se u detyrua të vriste partnerin e tij, pasi ai e shmangte dhe e refuzonte.

NGJARJA
Vrasja me mjete të forta e Jetmir Lazajt nga fshati Hekal i Mallakastrës ka ngritur në këmbë policinë e Fierit. Kjo për faktin se 32-vjeçari ishte person jo i skeduar dhe nuk kishte konflikte me askënd. Edhe dyshimet për një vrasje të mundshme me motiv grabitjeje të 32-vjeçarit kanë rënë poshtë, pasi ai ishte i papunë dhe i varfër. Hetimet janë përqendruar tek personat me të cilët shoqërohej viktima, njëri prej të cilëve ishte dhe 19-vjeçari Emiljano Yzeiraj nga fshati Aranitas i rrethit të Mallakastrës. Mësohet se Lazaj ishte parë disa herë nën shoqërinë e 19-vjeçarit, ndaj paraditen e së martës, blutë e kanë shoqëruar të riun dhe e kanë marrë në pyetje. Burimet e mësipërme pohuan se fillimisht adoleshenti ka deklaruar se nuk kishte dijeni për rrethanat e vrasjes së Jetmir Lazajt dhe se me këtë të fundit kishte njohje dhe shoqëri. Pas deklarimeve, policia ka lënë të lirë Yzeirajn, ndërsa e ka mbajtur nën mbikqyrje të rreptë. Rreth orës 19:00 të së martës, policia ka shoqëruar sërish 19-vjeçarin dhe e ka rimarrë në pyetje. Tronditja pas krimit dhe dyshimi se policia mund të kishte të dhëna që e komprometonin kanë bërë që Emiljano Yzeiraj të pranoj autorësinë e vrasjes.

DËSHMIA E VRASËSIT
“Po. Unë e vrava Jetmir Lazajn. Ai më detyroi që ta godisja për vdekje. Prej disa kohësh ne kishim lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin. Unë doja që t’i jepja fund lidhjes. I kisha thënë disa herë Lazajt se nuk doja të shoqërohesha me të, por ai më kërkonte me këmbëngulje që të mos hiqja dorë. Ai nisi të më bezdiste, pasi po më bënte presion”, ka pohuar në polici 19-vjeçari. Ndër-kaq, Emiljano Yzeiraj ka treguar se me viktimën e tij u takuan në malin e Goricës, ku dhe e goditi me sëpatë pas koke (me pjesën metalike jo të mprehtë). Pas dëshmisë, Yzeiraj është dërguar në qeli. Ai akuzohet për “Vrasje”, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit të vendosë masën e sigurisë ndaj tij.

16.01.2014

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 × nine =

All Rights Reserved