Postuar me: 15:17 28-02-2014

Haxhinasto u përgjigjet negativisht protestuesve: Do zbatojmë ligjin (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Haxhinasto u përgjigjet negativisht protestuesve: Do zbatojmë ligjinTIRANE-Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto i është përgjigjur negativisht kërkesës së drejtuesve të mjeteve 8+1 për të shfyqëzuar vendimin që ata të bëjnë bosh rrugën e kthimit.
Në një konferencë për shtyp rreth orës 14:00, Haxhinasto theksoi se qeveria është e bindur të zbatojë ligjin ndërsa e ka cilësuar protestën e drejtuesve të furgonave si jo të drejtë.

“Vetëm duke zbatuar ligjin të gjithë qytetarët mund të jenë të barabartë përpara tij, përpara mundësive për punë, përpara mundësive për mirëqënie. Pronarët e taksive 8+1 kanë një licensë taksie, ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pronarët e taksive 8+1 kanë një licensë taksie, ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pyetja që shtrohet sot është: A do të zbatohet ligji apo jo? Fakti që qeveria e mëparshme dhe opozita e sotme ka shkelur ligjin ka lënë një situatë anarkike në tranporti publik nuk do të thotë që kjo qeveria do të vazhdojë të shkelë ligjin. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Ne nuk fshihemi pas gishtit as pas problemit. Detyra jonë është të zgjidhim problemin sa do të vështira të jenë ato. Pra ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Taksitë do të jenë taksi dhe autobuzët do të jenë autobuzë”, tha Haxhinasto.

Sipas ministrit Haxhinasto nëse pronarët e automjeteve 8+1 duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre ata duhet të vendosin taksimetrin siç e përcakton ligji dhe të mos ndalojnë vend e pa vend për tu mbushur gjatë rrugës.

“Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre ata duhet të aplikojnë për licensa të transportit ndërurban, të nisen në orare të përcaktuara dhe të kenë mjete me parametra sigurie siç e kërkon ligji”, tha ministri.

Sipas tij, qeveria e ka dhënë zgjidhjen, dhe kjo u eshte bere e ditur edhe per përfaqësuesit e sindikatave.

Ai i është drejtuar edhe me një mesazh deputeteve të opozitës që kanë mbështetur këtë protestë.
“Deputetet si të zgjedhurit e popullit janë për të zbatuar e bërë ligje, nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë të paraqesin mendimet në Kuvend. Nuk mund të bëjnë politikë për interesa të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë, nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokraci”, tha ai.

28.02.2014

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. kujtim says:

    pa sistemimin e rregullave ne rruge, pa kontrollin e duhur dhe pa pegjegjshmerine e çdo punonjesi eshte e veshtir te respektohet ligji!

Komenti Juaj :


nine − = 5

All Rights Reserved