Postuar me: 11:12 01-02-2014

Horoskopi Mujor, Shkurt 2014

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Horoskopi Mujor, Shkurt 2014Horoskopi Mujor, Shkurt 2014

BpRltDashi

Përgatituni për një periudhe te tensionuar këtë muaj ne jetën tuaj ne çift. Ditët e para do jene disi me te qeta, ndërsa me pas situata do ketë turbullira te shumta. Kur te jeni me nerva nuk duhet absolutisht te merrni vendime te nxituara. Beqaret do kenë shume njohje te reja, por e mira është qe te mos pranojnë asgjë me shume pa i kuptuar mire se cilët janë personat qe do kenë pranë. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se lodhja do ketë pasoja te shumta. Nuk do jeni ne forma madje shpesh mund te keni shqetësime nga koka, shpina apo stomaku. Kujdesuni me tepër për veten. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi sepse vetëm ne këtë mënyrë situata do përmirësohet. Ne pune nuk duhet te ndaleni para asnjë sfide, por te ecni gjithmonë përpara. Durim dhe vetëm durim.

BvqkFDemi

Pas një muaji jo shume te qëndrueshëm për jetën tuaj ne çift, ky qe do vije do jete disi me i qete. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe nuk do keni druajte te flisni me partnerin edhe për tema delikate. Ne përgjithësi te dy do keni te njëjtat mendime. Për beqaret nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme, por një gjë është e sigurt: mite do i bëjnë ta harrojnë qe janë vetëm. Shëndeti edhe për ju nuk do jete ne gjendjen me te mire. Javët e para do iu mungoje tërësisht dinamizmi. ne planin financiar duhet te filloni pa humbur kohe te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave. Punës do i jepni me shume rëndësi se kurdoherë. Mos mendoni për rivalet, por shihni atë qe ju mund te bëni me mire. Me koleget duhet te jeni me te sjellshëm dhe te hapur.

6xEwR Binjaket

Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Edhe ata qe janë ne një lidhje shpesh do ndihen te vetmuar. Partneri do ketë shume çështje te rëndësishme dhe do iu lere paksa pas dore. Beqaret nuk duhet te pranojnë ftesa kot se koti sepse mund te lëndohen mjaft nga disa persona. Prisni edhe pak kohe. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire për shkak te stresit dhe tensionit te madh. Cila është zgjidhja? Mundohuni te mos e vrisni shume mendjen dhe t’i merrni gjerat sa me shtruar. Kujdesuni pak me tepër për ushqimin dhe dilni ne ajër te pastër. Ne planin financiar mos bëni shpenzime te çmendura dhe mos prisni derisa situata te destabilizohet qe te merrni masa. Fatmirësisht ne pune do e dini mire ne çfarë drejtimi te ecni për te arritur majat e suksesit. Javën e  dyte te muajit do jeni super te ngarkuar.

ZlcFPGaforrja

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete katastrofike gjate këtij muaji, megjithatë atmosfera do jete e trazuar dhe nuk do mungojnë mosmarrëveshjet. Nëse keni çështje delikate për te zgjidhur është me mire t’i diskutoni sa me pare, jo t’i lini pas dore. Ndonjëherë do ju duhet edhe te bëni lëshime. Beqaret nga ana tjetër do kenë te gjitha mundësitë për te takuar princin e tyre te kaltër. Çdo gjë do filloje te stabilizohet dalëngadalë. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë mire do jete te mbroheni nga i ftohti dhe te mos abuzoni me lodhjen. Para gjendjes fizike dhe morale nuk duhet te vendosni asgjë tjetër. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do keni probleme apo vështirësi. Ne pune nuk duhet te hiqni dore nga një projekt vetëm se do keni sfida te vështira.

Zy7GaLuani

Qielli i dashurisë do ketë diell, por shpesh edhe shtrëngata. Mundohuni te bëni edhe autokritike, jo t’ia hidhni gjithë fajin atij qe keni ne krah. Ne një lidhje janë dy vete dhe secili ka përgjegjësitë e veta për gjithçka ndodh. Beqaret nuk do kenë një muaj me fat. Ne përgjithësi ata do jene me humor te keq dhe nuk do i konsiderojnë sa duhet ftesat qe do iu bëhen. Për shëndetin do dini si te kujdeseni dhe ne këtë plan nuk priten aspak shqetësime, përkundrazi pas javës se pare do keni edhe me energjike se me pare. Ne planin financiar do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet dhe fale ndihmës edhe te disa te afërmve do e stabilizoni situatën. Ne pune mos kërkoni gjithë kohës te impononi mendimin tuaj sepse do keni debate me koleget. Toleranca dhe mirëkuptimi do iu çojnë ku doni.

TH4H5Virgjeresha

Muaj plot ngjyra ky për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do jete ndryshe nga te tjerat dhe emocionet me te veçanta. Ata qe kane pasur debate duhet te përfitojnë për te folur dhe për te zgjidhur gjithçka sa me shpejt. Beqaret do ja lëne gjithçka kohës dhe nëse dikush do trokasë ne portën e tyre ata do jene te gatshëm t’ia hapin. Ndonjëherë duhet te vendosni arsyen para ndjenjave. Nëse kohet e fundit shëndeti ka pasur probleme dhe shqetësime, këtë muaj situata do ndryshoje për mire. Merruni me sport, hani shëndetshëm dhe flini sa duhet. Financat do i riorganizoni dhe do shpenzoni me maturi. Nuk priten surpriza te këqija ne këtë sektor. Ne pune nuk duhet ne asnjë mënyrë te gënjeni për te dale nga situatat e vështira sepse do i ulnit piket vetes.

376pIPeshorja

Dyshimet për partnerin do jene te shumta gjate këtij muaji. Do mendoni sikur ai ia ka hedhur sytë dikujt tjetër dhe iu tradhton. Para se te merrni vendime te nxituara duhet te flisni gjere e gjate me atë qe keni ne krah. Nuk mund te hidhet poshtë menjëherë gjithë ajo qe keni kaluar. Një pjese e beqareve do ia lënë gjerat kohës ne lidhje me dashurinë, ndërsa disa te tjerë do bëjnë çfarë te mundin për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete gjithmonë ne gjendje te qëndrueshme. Here pas here mund te keni shqetësime nga koka, barku apo edhe shpina. Kujdes gjithashtu duhet te bëjnë diabetiket. Ne planin financiar do keni vështirësi sidomos ne javën e dyte te muajit. Ne pune nuk do keni asgjë te lehte për t’u arritur prandaj do ju duhet shume mund dhe maturi.

EQr91Akrepi

Këtë muaj jeta juaj ne çift do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Me ne fund o i lini pas keqkuptimet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Edhe me xhelozinë do respektoni limitet  si dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort pa një takimi qe do realizojnë ne javën e dyte te muajit. Shëndeti do ketë vështirësi ditët e para, por me kalimin e kohës do ndiheni me ne forme se kurrë. Nëse keni probleme me gjumin mundohuni te mos e teproni me medikamentet. Menaxhimin e financave mos ia besoni askujt qe nuk është ekspert i fushës sepse do keni probleme edhe me serioze. Për punën do jete një muaj aktiv dhe i mbushur me sfida te reja. Mund te arrini gjithçka qe doni me pak këmbëngulje dhe besim ne vetvete.

IC9bCShigjetari

Muaj i paqëndrueshëm ky për çdo sektor. Nëse jeni ne nje lidhje do keni momente delikate dhe periudha te zymta. Mundohuni te mos i merrni gjerat kuturu dhe te mos hidhni hapa për te cilat do pendoheni shpejt. Beqaret do bëjnë mire te dalin nga “guaska” ku janë futur dhe ta kërkojnë ne çdo vend personin ideal. Disa miq do i ndihmojnë te takohen me persona interesante. Sektori i shëndetit do jete edhe me i privilegjuar. Do jeni energjike dhe nuk do keni aspak shqetësime. Ne planin financiar nuk do lodheni derisa t’iu gjeni zgjidhe te gjitha problemeve. Ne pune do keni rivale te forte te cilët do mundohen t’iu prishin planet. Tregohuni sa me te vëmendshëm qe te mundeni dhe mos i besoni askujt tjetër përveç vetes suaj. Fundi i muajit do sjelle arritje te kënaqshme.

k35HrBricjapi

Çështjet e zemrës nuk do shkoje si duhet gjate këtij muaji. Komunikimi thuajse do shteroje dhe debatet do jete te pafundme. Kujdes! Beqaret nuk duhet te joshin cilindo qe do iu afrohet sepse ne këtë mënyrë mund te kenë disa mosmarrëveshje me persona te afërt. Jo te gjithë ata qe do iu pëlqejnë janë te lire. Shëndeti jo vetëm qe do ketë shqetësime, por mund t’iu kape gripi dhe do jeni gjithë kohës pa fuqi. Beni kujdes edhe me gjumin. Mos e neglizhoni atë nëse doni te rifitoni energjinë. Ne planin financiar pjesa me e madhe do e ketë te vështirë te ruaje ekuilibrin dhe do kryeje shpenzime te pamenduara. Po vazhduat ne atë rruge do mbeteni pa para. Ne pune do iu jepen projekte te reja te cilat do kërkojnë shume përkujdesje nga ju. Tregoni sesa vleni.

IB8M8Ujori

Muaj i trazuar, por jo dhe aq i keq ky për jetën sentimentale te çifteve. Ne dy javët e para do ketë debate dhe mosmarrëveshje te shumta, ndërsa me pas do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni t’i zgjidhni një nga një problemet. Beqaret nuk do jene me shume fat dhe me shume mundësi do qëndrojnë vetëm edhe këtë muaj. Shfrytëzojeni lirinë qe keni për te bere ndonjë çmenduri me miqtë. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Here pas here do ndiheni ne forme, por do ete edhe raste kur do ndieni dhimbje stomaku apo shpine. Kujdes! Ne planin financiar duhet te tregoheni vigjilente edhe sikur situata te jete e qëndrueshme. Huat shmangini sa te mundni. Ne pune do iu tregoni te gjithëve se jeni kompetente dhe kur doni te arrini diçka e gjë i mënyrën e duhur.

ABYniPeshqit

Gjate këtij muaji do ndodhin gjera me te vërtetë te rëndësishme ne jetën tuaj. Çiftet edhe pse ne disa dite mund te kenë debate te forta do i zgjidhin shpejt ato dhe do marrin vendime për te ardhmen. Gjithçka do ndryshoje për ta duke filluar nga mesi i muajit. Beqaret ka shume gjasa qe te fillojnë menjëherë një lidhje me një mik te hershem te tyre. Ne ditët e para do ju duket edhe vete çudi, por ja qe gjera te tilla ndodhin. Gjendja fizike do jete me e mire se ajo morale. Here pas here do ju duhet pak kohe ta rimerrni veten nga stresi qe mund te kaloni. Ne planin financiar do jene yjet qe do iu mbështesin pa fund dhe do iu bëjnë t’i shihni gjerat me qartësi. Ne pune çertet do luftoni fort dhe do lodheni, por arritjet qe do keni do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës.

Burimi: Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 8 = forty eight

All Rights Reserved