Postuar me: 15:33 25-02-2014

“Rezerva gjigante nafte në Shqipëri” (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

“Rezerva gjigante nafte në Shqipëri” “Rezerva gjigante nafte në Shqipëri”.

Rezervat e naftës në zonën e Shpiragut mund të arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi. ‘Oil and Gas Investments’, një institut kërkimor kanadez në fushën e energjisë thotë se ky mund të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës në rajon për vitet e fundit. 

Përmes një artikulli të publikuar në portalin më të madh financiar të Kanadase, ‘Oil and Gas Investments’ thotë se përfshirja me ngulm e gjigantit ‘Shell’ është një dëshmi e qartë për probabilitetin e lartë të suksesit në Shpirag. Fusha e Shpiragut në fillim zotërohej 100 për qind nga kompania kanadeze.

Por më vonë në operacion u përfshi ‘Shell’, e cila tashmë zotëron 75 për qind të aksioneve. “Është shumë e rrallë të shohësh një kompani gjiganye si ‘Shell’ të kërkojë në mënyrë agresive partneritet me një kompani të vogël si ‘Petromanas’. Por ‘Shell’ e dinte shumë mirë gjeologjinë e zonës”, thuhet në artikull.

Të dy kompanitë ‘Shell’ dhe ‘Petromanas’ kanë kryer tashmë një shpim në këtë zonë, në pusin e quajtur Shpiragu 2. Rezultatet e shpimit ishin të suksesshme duke zbuluar një sasi nafte nga 1500 në 1800 fuçi në ditë. Është e qartë se në zonë ka rezerva nafte. Cështja është se sa të mëdha janë ato, thuhet në analizë. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje ‘Shell’ është duke shpuar një tjetër pus, 18 kiliometër larg të parit që njihet me emrin Molisht. Rezultatet pritet të dalin në tremujorin e tretë dhe nëse edhe ky pus do të konfirmojë praninë e naftës, atëherë bëhet fjalë për një rezervë nga 500 deri në 800 milionë fuçi.

Menjehërë pas shpalljes së rezultateve të pusit shpiragu dy aksionet e ‘Petromanas’ në bursë janë rritur me rreth 60 për qind duke arritur nivelin më të lartë që prej një viti. Nëse edhe shpimi në molisht do të konfirmojë rezultatet e pritshme, prodhimi i naftës në Shqipëri mund të rritet me 50 për qind nga niveli aktual, një fakt ky i deklaruar edhe nga Qeveria.

25.02.2014

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. kujtim says:

    shqiperia nje nga vendet me te pasura ne bote me nje pasuri perrallore natyrore,per me i varfri ne bote nga kulture i dialogut dhe punes. nje popull dembel!

Komenti Juaj :


− 1 = zero

All Rights Reserved