Postuar me: 12:13 20-03-2014

Dosja e terrorit, zbardhen përgjimet: “KMSH-ja, burra me bebelina” (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Dosja e terrorit, zbardhen përgjimet: "KMSH-ja, burra me bebelina" Dosja e terrorit, zbardhen përgjimet: “KMSH-ja, burra me bebelina”-Imami i vetëshpallur i Unazës së Re është filmuar nga agjentët e policisë duke bërë thirrje që nxisin urrejtjen ndërfetare dhe ndëretnike. Materialet filmike ndodhen në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe do të përdoren si provë ndaj të dyshuarit për terrorizëm. “GSH” zbardh një pjesë të ligjërimeve që Genc (Abdurrahim) Balla bënte faljeve të së premteve në xhaminë e Unazës së Re para besimtarëve. Më datë 21 shkurt 2014, ditë e premte, ai është përgjuar dhe regjistruar nga agjentë të infiltruar, të cilët kanë mundur të depërtojnë brenda në ambientet e xhamisë, duke kryer madje dhe ritet e faljes. Në ligjërimin e mbajtur këtë ditë, para 400 besimtarëve, imami i vetëshpallur, ndër të tjera flet me gjuhë të ashpër ndaj amerikanëve, çifutëve, apo dhe të krishterëve. “Nëse ata thonë se jemi terroristë, ne themi që nuk jemi më terroristë sesa çifutët dhe sesa të krishterët dhe sesa demokratët dhe sesa komunistët.

Nëse ata na thonë radikalë, ne nuk jemi më radikalë, sesa demo-kratët, sesa perëndimorët, sesa të krishterët, sesa çifutët, sesa perëndimorët e me radhë”, shprehet ndër të tjera, Abdurrahim Balla, i cili në këtë ligjërim shfaqet edhe me pamje. Mandej, Balla vijon të ligjërojë kundra çifutëve dhe të krishterëve. “Ne duhet t’i kundërshtojmë çifutët dhe të krishterët që në gjërat më të imëta, që nga këpucët, veshjet dhe çdo gjë”, – vijon Balla. Ai u kërkon besimtarëve të mos kenë miqësi me çifutë e të krishterë. “Mos anoni nga ata që kanë bërë padrejtësi, sepse ata do t’ju largojnë nga Islami. Mos i bëni çifutët dhe të krishterët miq, pasi ata janë miq me njëri-tjetrin, dhe këtë nuk e kam shpikur unë, por janë në Kuran”, – predikon Balla. Në vijim sërish përsërit të njëjtën gjë; “…çifutët dhe të krishterët janë miq të njëri-tjetrit dhe mos i bëni ata miq… Ne duam atë që do këtë fe dhe urrejmë atë që nuk e do këtë e që dhe e urren këtë fe, dhe ky ishte parimi bazë”, – vijon Balla.

‘Sulmi’ ndaj KMSH
Me një gjuhë të ashpër, madje herë-herë edhe tallëse, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re sulmon Komunitetin Mysliman Shqiptar. “Komunitetin Mysliman Shqiptar nuk e kanë zgjedhur myslimanët, kështu që nuk e kanë detyrë myslimanët që ta ndjekin atë dhe ta besojnë atë se është komuniteti i tyre. Nuk e kemi zgjedhur ne atë komunitet, por ata janë të vetëzgjedhur. Neve nuk e njohim fare Komunitetin Mysliman, sepse ata janë të vetëvendosur, sepse ata e kanë bërë fenë myslimane monopol të tyre dhe që realisht nuk u takon. Nuk kanë të drejtë ta personalizojnë ata fenë myslimane”, – ligjëron Abdurrahim Balla.

Ligjërimi vijon gjatë, por sërish ndalet tek akuzat ndaj KMSH-së. “Ajo që kam vënë re unë në përgjithësi është se ata nuk nxjerrin në televizion dikë që thotë të vërtetën, pasi do të tundej gjithë vendi, por nxjerrin disa persona që janë të ngjashëm me burrat (nënkupton përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman), që kanë diferencë vetëm se nuk vendosin bebelina (që janë si gra në karakter dhe sjellje) dhe këta bëhen armiqtë më të mëdhenj të Islamit, më shumë sesa armiqtë e vërtetë”, – shprehet imami i vetëshpallur.

Kundra “jobesimtarëve”
Predikimi i Ballës vijon me tone të forta, ndaj atyre që i konsideron si jobesimtarë. “Qafirat (jobesim-tarët) sot po na luftojnë ne ushtarakisht, politikisht, mediatikisht, ekonomikisht dhe mbi të gjitha ideologjikisht… Ata duan ta luftojnë ideologjikisht dhe ta ndajnë në dy pjesë. Pjesa e parë është Islami europian, tolerant perëndimor, duke i vënë prapashtesë Islamit, që është e ndaluar, dhe ky është një gjymtim, duke e gjymtuar atë (Islamin, duke thënë Islami evropian).

Kush nuk i pranon këto prapashtesa të këtij Islami që pretendojnë ata, atëherë e quajnë atë Islam radikal. Këta (armiqtë e Islamit) duan ta ndajnë Islamin në dy pjesë dhe thonë se, ‘kush pranon të lërë pjesë të Islamit, atë do ta pranojnë dhe kush nuk pranon atëherë do ta quajmë radikal’. Për këto Islami është vetë dy lloje; Islami tolerant apo perëndimor, amerikan apo i mesëm, dhe Islami radikal”, – predikon Balla para 400 besimtarëve. Këto thirrje të tij dhe plot thirrje të tjera, ku tonet janë edhe më të ashpra, janë filmuar dhe dokumentuar nga agjentët dhe ndodhen në dosjen e prokurorisë, si një ndër provat më të forta kundra të dyshuarit pImami i vetëshpallur i Unazës së Re është filmuar nga agjentët e policisë duke bërë thirrje që nxisin urrejtjen ndërfetare dhe ndëretnike. Materialet filmike ndodhen në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe do të përdoren si provë ndaj të dyshuarit për terrorizëm.

20.03.2014

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


eight × 5 =

All Rights Reserved