Postuar me: 10:11 01-03-2014

Horoskopi Mujor, Mars 2014

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Horoskopi Mujor, Mars 2014Horoskopi Mujor, Mars 2014

BpRltDashi

Këtë muaj do jeni me energjike dhe do e merrni gjithçka me pozitivitet. Ata qe janë ne një lidhje dhe kane pasur probleme kohet e fundit do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Te dy do tregoheni me te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe do bëni lëshime here pas here. Beqaret do e takojnë ne javën e pare personin qe do iu përshtatet me se miri dhe qe shume shpejt do ndajnë gjithçka me te. Shëndeti nuk do ketë aspak shqetësime. Do ndiheni ne forme dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Financat mund te kenë disa luhatje ne javët e para, megjithatë fale maturisë dhe organizmit te ri qe do bëni, gjithçka do stabilizohet. Tre javët e para jeta profesionale do ece ne rrugën e duhur, por me pas do vijnë edhe vështirësitë e pengesat. Tregohuni te matur me çdo hap.

BvqkFDemi

Ky muaj do ketë me tepër ngjyra sesa ai me pare. Si ne planin sentimental edhe ne atë shoqëror do favorizohet dialogu dhe bashkëpunimi. Ne çift do jeni me te hapur dhe do provoni gjera te reja. Asnjë dite nuk do jete rutine kështu qe edhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret duhet te pranojnë ftesat, te dalin dhe te njihen sa me mire me personat para se te vendosin për me tej. Ka gjasa te ndodhin edhe surpriza. Për te pasur shëndet te mire gjithë kohës do iu duhet te hiqni dore nga disa ushqime dhe te kujdeseni me tepër për trupin. Për çdo shqetësim apo dhimbje flisni me mjekun specialist. Situata financiare do jete e vështirë. Ulni sa me shpejt shpenzimet. Ne pune vërtet do lodheni shume, por rezultatet qe do arrini do ua mbushin shpirtin me gëzim dhe alegri.

6xEwR Binjaket

Ky muaj nuk do jete shume i qete për ju. Here do ia kaloni mire e here do keni probleme me miqtë apo edhe me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër nuk do mungojnë as çastet e lumtura dhe harmonike. Beqaret do jene gjate gjithë kohës te rrethuar nga persona interesante, por asnjeri nuk do iu tërheqë aq shume vëmendjen sa për te hedhur ndonjë hap me tej. Vetëm ata qe do shkojnë neper udhëtime mund te jene me fat ne dashuri. Shëndeti nuk do jete i mire ditët e para, por fale përkujdesjes se te afërmve dhe medikamenteve qe do merrni do ndiheni me te qete . Pas javës se pare situata do jete me e qëndrueshme. Para se te kryeni investime te mëdha duhet te shihni njëherë sa e keni buxhetin. Ne pune do iu mungoi përqendrimi dhe durimi do keni probleme.

ZlcFPGaforrja

Këtë muaj do i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah si dhe te afërmve tuaj, duke lënë ne plan te dyte gjithçka tjetër. Te dashuruarit do kenë një komunikim te mire dhe te hapur me ata qe kane ne krah. Nga ana tjetër ata do mendojnë me tepër se kurrë edhe për te bere surpriza. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do iu bëhen sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Nëse dikush ju pëlqen shprehjani. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire, vetëm mund te keni ndonjë shqetësim te vogël ndonjëherë si për shembull, dhimbje koke, shpine apo do ndieni lodhje. jepini me tepër rëndësi gjumit. Financat do kenë përmirësime goxha te mëdha. Ne pune duhet te veproni pasi te jeni te sigurte se çfarë është gjeja e duhur për t’u bere.

Zy7GaLuani

Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te shkoje si duhet gjate këtij muaji, mos u mundoni ta kontrolloni partnerin apo ta komandoni. Gjithsecili ka nevoje për lirinë e tij. Mundohuni te mbani zgjuar dialogun. Beqaret do kenë periudha te animuara dhe te mbushura me takime, ashtu siç do ketë edhe dite te vetmuara. Mundohuni t’i merrni gjerat si t’iu vijnë. Shëndeti fatmirësisht do jete me i mire se disa kohe me pare. Do jeni me ne forme dhe nuk do ndieni shqetësime. Te ardhurat do jene te mira  ne pjesën me te madhe te kohës. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune duhet te përqendroheni tek objektivi kryesor dhe te harroni çdo hall apo problem te jetës suaj vetjake. Shefat kërkojnë rezultatin dhe nuk iu intereson asgjë tjetër.

TH4H5Virgjeresha

Ju qe jeni ne një lidhje do jeni shume irritues dhe do debatoni ashpër me partnerin tuaj këtë muaj. Shpeshherë debatet do jene te forta dhe nuk do dini çfarë te bëni.  Mundohuni qe shpesh te jeni ju qe te hapni rruge dhe te toleroni. Beqaret do e kenë te lehte te takojnë persona interesante dhe nuk do hezitojnë te shprehin pëlqimet ndaj dikujt. Shëndeti here do jete goxha problematik dhe here do vijnë përmirësime. Duhet te kujdeseni me tepër për veten tuaj dhe te mos lejoni qe gjerat te përkeqësohen për te marre masa strikte. Financat do i lini paska pas dore dhe ne ndodhje moment mund te keni vështirësi te mëdha. Kujdes! Ne pune duhet te bëni kujdes me mënyrën sesi do komunikoni me koleget dhe shefat sepse edhe këto detaje mund t’ia prishin planet.

376pIPeshorja

Pas një muaji te zymte dhe me disa probleme ne çift, ne këtë muaj do rikthehen ngjyrat dhe emocionet e dikurshme. Edhe ndonjë problem i vogël qe do iu dale ju do dini ta kaloni me maturi. Ata qe janë ne një lidhje do bien dakord për gjithçka me partnerin dhe gjerat do ecin si duhet. Beqaret do jene te hapur, por nuk duhet t’iu besojnë gjithkujt qe do i joshe. Kjo mund te sjelle zhgënjime dhe lëndime me pas. Shëndeti nuk do jete i keq. Ne pjesën me te madhe te ditëve do jeni plot energji dhe ne forme te mire. Financat here pas here do kenë vështirësi. Merrni masa ose kërkoni ndihmën e specialisteve po te jete nevoja. Ne pune do jeni te qarte për hapat qe duhet te hidhni dhe do bëni çmos t’ia arrini qëllimit. Pritet suksesi me i madh.

EQr91Akrepi

Këtë muaj nuk ruten probleme te mëdha ne asnjë fushe. Ne përgjithësi do jeni te hapur dhe me humor te mire. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa vështirësi për t’u marre vesh ne javën e  pare, por gjithçka do zgjidhen me mirëkuptim. Me pas momentet pasionante do rikthehen dhe do ndiheni mire. Për beqaret priten ndryshime rrënjësore. Qe ditët e para do realizojnë takimin e shumëpritur. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla. Nuk duhet te alarmoheni, por te kujdeseni për veten dhe po te jete nevoja te flisni me mjeket. Mjekësisë alternative nuk duhet t’i besoni shume. Ne planin financiar çdo gjë do jete siç e dëshironit. Do keni aq te ardhura sa te kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara. Ne pune do i habisni te gjithë me rezultatet qe do arrini. Bravo!

IC9bCShigjetari

Komunikimi dhe bashkëpunimi do jene pikat tuaj me te forta këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje do i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me partnerin. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin binjak, por duhet te presin javën e  dyte. Gjithçka do ndryshoje për ta. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla te ardhura si pasoje e lodhjes se tepërt. Mos i neglizhoni shqetësimet nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet. Te ardhurat do kenë disa probleme ne fillim, për shkak te vonesave ne marrjen e pagave apo te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni. Ne pune do ju duhet shume mund dhe djerse për t’ia arritur qëllimit. Gjithsesi fale marrëdhënies te mire qe keni me te gjithë do merrni edhe një lloj ndihme.

k35HrBricjapi

Gjate këtij muaji do mundoheni te bëni ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kënaqeni më me marrëdhënien sipërfaqësore qe ka ekzistuar, por do mundoheni t’i shtoni dozat e komunikimit dhe me pas bashkëpunimit. Sqarojini edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do qëndrojnë ne qetësi ne pjesën me te madhe te kohës dhe kjo do iu ndihmoje te gjejnë personin  e duhur. Jo te gjithë kërkojnë dike energjik dhe shprehës. Shëndeti do ketë edhe periudhe te vështira. Mos e lëshoni veten, por bëhuni te forte qe ta kaloni gjithçka sa me shpejt. Ne pune duhet te luftoni sa me fort për te arritur objektivat sepse disa persona do bëjnë te pamundur t’iu prishin pune dhe t’ia vështirësojnë gjerat. Tregohuni me dinake.

IB8M8Ujori

Këtë muaj gjerat do shkojnë edhe me mire ne planin sentimental te çifteve. Do jeni me te disponueshem ndaj partnerit dhe do i shprehni me shume ati qe mendoni apo ndjeni. Edhe ata qe kane pasur vështirësi, debate apo probleme te tjera do i zgjidhin një nga një. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet për dike dhe do zhgënjehen kur te marrin vesh se zemra e tij është e zënë. Për shëndetin nuk duhet te merakoseni sepse çdo gjë do jete si duhet. Me financat tregohuni diplomate dhe te matur dhe nuk do keni vështirësi. Po shpenzuar pa menduar do përballeni me probleme. Ne pune do keni mbështetjen e disa miqve dhe do ia dilni mbanë. Mund te kaloni edhe periudha te vështira, por çdo gjë do kaloje me lehtësi.

ABYniPeshqit

Muaj i paqëndrueshëm ky për gjithë te dashuruarit. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret do fillojnë ta shohin me sy tjetër dike qe me pare e kane pasur inat për mënyrën sesi silleshin. Gjithsesi hapa te nxituara nuk duhen hedhur. Shëndeti duhet pasur kujdes. Mos lejoni qe stresi dhe ankthi t’iu pushtoje sepse do vuani tej mase. Financat do jene te mira ne javën e pare, por me pas ato do dobësohen se tepërmi për shkak te shpenzimet te konsiderueshme.  Ne pune nuk do ju pëlqejnë shume projektet qe do iu jepen dhe me zor do i çoni përpara. Do hasni goxha pengesa. Gjithsesi mos u dorëzoni pa u munduar njëherë.

Burimi: Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


6 + = seven

All Rights Reserved