Postuar me: 9:16 26-03-2014

Nëpunësi Civil, pozicionet e punës, ja si do bëhet vlerësimi (Burimi: Shqiptarja.com, www.shqiptarja.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pozicionet e punësNëpunësi Civil, pozicionet e punës, ja si do bëhet vlerësimi- Hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra nga qeveria në mënyrën e rekrutimeve të reja në administratën civile. Në bazë të Vendimit të botuar dje në Fletoren Zyrtare bëhen përcaktimi se si do të vlerësohen postet e reja në administratë, të cilat do të futen në një sistem vlerësimi nga një komision i posaçëm.

Vendimi
Në bazë të VKM përcaktohet edhe mënyra e vlerësimit të pozicionit të punës së nëpunësve civilë; kjo gjë do të bëhet në bazë të gjykimit të një komisioni. Në rastin e Kryeministrisë, ministrisë, institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore, komiteti vlerësues përbëhet nga tre anëtarë, njëri prej të cilëve është i ngarkuar me funksionin e analistit të punës ose ndonjë funksion tjetër të menaxhimit të burimeve njerëzore, kurse dy anëtarët e tjerë janë nëpunës civilë me përvojë në institucion.

Ndërsa në rastin e institucioneve në varësi të Kryeministrit ose ministrit, komiteti i vlerësimit përbëhet nga pesë anëtarë: a) analisti i punës ose një nëpunës tjetër nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionin mëmë; b) analisti i punës ose një nëpunës tjetër nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit për të cilin kryhet procesi; c) një nëpunës civil me përvojë nga institucioni mëmë; ç) dy nëpunës civilë me përvojë nga institucioni për të cilin kryhet procesi. Konkretisht këto komisione do të përcaktojë edhe vendet vakante të punës të cilat do të ngrihet në rastet e ristrukturimit të drejtorive, sekretarë të përgjithshëm etj, ose në rastet kur do të ngrihen departamente të reja pune.

Ky komision do të marrë nën shqyrtimin postet e reja të punës të cilat do të ngrihen në institucione të caktuar shtetërore ku më pas do të shpallin edhe vendet vakante. Ky VKM përcakton edhe kategoritë e vendeve vakante të cilat fillojnë që nga Kryeministria deri tek postet e ulëta në administratën publike.

Pasi komisioni përcakton vendet e lira në administratë, Departamenti i Administratës Publike bën edhe klasifikimin e posteve të reja të punës. Ligji parashikon se DAP për institucionet e administratës shtetërore: a) miraton propozimin për klasifikim të pozicionit/pozicioneve të punës; b) kthen për rivlerësim pozicionin/pozicionet e punës dhe vendos një afat të arsyeshëm për plotësimin e rivlerësimit.

Vendimi
Pagat e pozicioneve të reja mbeten të njëjta
VKM parashikon gjithashtu se niveli i pagave do të ngelë i pandryshuar për të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë që do të përfitojnë nga krijimi i pozicioneve të reja të punës. Sipas VKM, deri në miratimin e një reforme për këtë sektor, pagat do të ngelen të pandryshuara. Pra, pavarësisht postit të ri të punës që do të hapet dhe institucionit, rroga mujore do të jetë e barazvlefshme me atë të institucioneve të tjera deri në miratimin e një reforme nga ana e qeverisë. “Vlerësimi i pozicioneve të punës nuk do të prodhojë efekte në sistemin e pagave deri në kryerjen e reformës në këtë sistem”,- thuhet në dispozitat kalimtare të ligjit.

Përcaktimi i vendeve të punës deri në 1 korrik
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon se të gjitha institucionet e administratës publike duhet që të depozitojnë në Departamentin e Administratës Publike deri në datën 1 korrik 2014 të gjitha vendet e lira të punës. “Institucionet e administratës shtetërore të depozitojnë pranë Departamentit të Administratës Publike të gjitha përshkrimet e punës së pozicioneve të shërbimit civil, deri në datën 1 korrik 2014”,- thuhet në ligji.

Përshkrimet e punës janë vendet e lira në administratën publike të cilat janë krijuar për shkak të ristrukturimit të institucioneve apo të krijimit të zyrave të reja të shtetit. VKM parashikon se: “Përshkrimi i punës është një përmbledhje e misionit, qëllimit të përgjithshëm, detyrave kryesore dhe përgjegjësive kryesore të pozicionit respektiv të punës. Ai shërben për: a) të njohur nëpunësin civil me punën që duhet të kryejë; b) vlerësimin dhe klasifikimin e pozicionit të punës; c) vlerësimin e rezultateve në punë; ç) përcaktimin e kërkesave të veçanta për çdo pozicion pune në shërbimin civil.

Përshkrimet e punës hartohen kur krijohen institucione të reja, kur ndryshon mënyra e organizimit të institucionit apo kur kanë ndodhur ndryshime ose miratime të legjislacionit specifik mbi bazën e të cilit funksionon institucioni. Përshkrimet e punës depozitohen në Departamentin e Administratës Publike, për institucionet e administratës shtetërore, apo njësinë përgjegjëse, për institucionet e tjera, pjesë të shërbimit civil.

26.03.2014

Burimi: Shqiptarja.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six × 7 =

All Rights Reserved