Postuar me: 15:50 13-03-2014

Nga 1 prilli jo më TVSH për barnat (Burimi: Shekulli, www.shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Nga 1 prilli jo më TVSH për barnat Duke filluar që nga data 1 prill nuk do të ketë më TVSH mbi barnat mjekësore. Ky laj është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme. “Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar projektligjin për barnat. Ngritja e Agjencisë Kombëtare të Barnave, do të rrisë sigurinë. Nga 1 prilli nuk do ketë më taksë, (TVSH) për barnat. Me fondet e parashikuara në buxhetin e 2014-ës do të kemi më shumë barna që rimbursohen, dhe më shumë barna në spitale”, -u shpreh ministri Beqaj.

Më tej Beqaj tha se qeveria miratoi listën e re të barnave, ku do të përfshihen 55 barna të reja, të cilat do të bëjnë pjesë në listën e rimbursimit.

“Me vendimin e miratuar sot në listën e re kemi 55 barna që përfshihen për herë të parë në skemën e rimbursimit, duke përcaktuar kështu më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Ne këtë vit përmirësojmë këtë listë duke përfshirë barna për sëmundjen e anemisë, diabetit, sëmundjet kardiake, si dhe për sëmundjet e neurologjisë. Gjithashtu në këtë listë janë përfshirë barna për trajtimin e hepatiteve, për kujdesin ndaj trombozave dhe për përmirësimin e kujdesit hormonal tek fëmijët, gjatë moshës së pubertetit”, –tha ministri Beqaj.

Në listën e barnave të rimbursueshme këtë vit janë përfshirë edhe barnat për varësinë ndaj alkoolit. Sipas ministrit Beqaj kjo është një risi, pasi kjo kategori barnash nuk ka qenë e përfshirë më parë.

“Me listën e miratuar sot, janë 55 barna që përfshihen për herë të parë. Ka risi në listën e re. Vlen për t’u theksuar cilësia. Do të përfitojnë rreth 600 të sëmurë nga barnat për kurimin e tumoreve dhe kancerit. Në skemë janë përfshirë barna për sëmundjet e diabetit, kardiovaskulare, si dhe barnat për varësinë ndaj alkoolit”, -deklaroi Beqaj.

Lista e barnave të rimbursueshme pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2014, dhe përherë të parë mbulohet financiarisht nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliardë lekë të reja.

13.03.2014

Burimi: Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 − five =

All Rights Reserved