Postuar me: 7:28 13-06-2012

21 vjet PS, Rama: Partia më e madhe në vend

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në Partinë Socialiste, tha se udhëheqja e kësaj partia edhë në periudhë sfidash. Duke folur në 21- vjetorin e themelimit të PS-së, Rama falënderoi, sipas tij, të gjithë ata që e kanë nderuar me historinë dhe karrierën e tyre PS-në, nga profesor Mejdani tek Pëllumbi e me rradhë, që të gjithë, të pranishëm ose jo. U shpreh mirënjohjen time më të thellë për gjithçka çfarë kanë bërë.”- tha kryesocialisti.

Rama përshëndeti 6 kandidatët e Forumit Rinor Eurosocialist, ndërsa u shpreh se ata sot i dhuruan familjes sonë të madhe një kartolinë të gjallë, të bukur, shprese dhe plot dritë.

Kryesocialisti tha se PS-ja, jo vetëm që është forca më e madhe, por është e vetmja ku ka përsosje të vazhdueshme dhe ripërtëritje të gjeneratave në shenjen e respektit ndaj njeri- tjetrit, dhe dallimin nga njëri- tjetri përmes mendimit të lirë, të bashkëjetuarit ku secili ka lirinë dhe individualitetin e tij.

Rama rezervoi një përshëndetje të veçantë për kreun e grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për të cilin tha se do të ruajë më të mirë çka do të ruhet për një mik.

Në festën e PS-së, ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i BE-së, Etore Sekui, ndërsa Rama më humor Rama u shpreh se; “Jam i lumtur që ka ardhur dita që armiqve tanë amerikanë mund tu urojmë gëzuar ditëlindjen e PS-së.”

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.