Postuar me: 15:12 30-06-2015

3 banka greke zotërojnë 32% të kapitalit bankar në Shqipëri (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip banka grekeNdërsa të gjithë po mbajnë frymën për të mësuar fatin, tashmë pothuaj të shkruar të Greqisë, në vendet fqinje ka një vëmendje të veçantë për atë që po ndodh atje.

Kjo, jo shumë për faktin se Greqia është një dominues ekonomik në rajon, pasi asnjë nga vendet e ballkanit nuk mbështetet ekskluzivisht nga eksportet greke.

Sipas një analize të Balkan Insight, ndonëse Greqia ishte investuese e rendesishme përpara fillimit të krizës në vitin 2008, ajo nisi tërheqjen e kapitalit në vitet e fundit. Madje, ka zëra mes ekspertëve ekonomikë, se një dalje e shtetit helen nga eurozona, do të sillte përfitime për vendet e tjera ballkanike, pasi kompanitë e mëdha mund të heqin selitë rajonale nga Greqia për t’i vendosur në ekonomi të tjera më të qendrueshme.

Megjithatë, kur vjen pun ate sistemi bankar i këtyre shteteve, përfshi edhe atë shqiptar, gjërat ndërlikohen, pasi sistemi grek është i ndërthurur fort me atë të këtyre vendeve.

Bankat greke në Ballkan

Shqipëri: 3 banka greke zotërojnë 32% të kapitalit bankar

Maqedoni: 2 banka greke zotërojnë 20% të kapitalit bankar

Rumani: 4 banka zotërojnë 17,6% të kapitalit bankar

Serbi: 4 banka zotërojnë 15% të kapitalit bankar

Ekspertët mendojnë se dalja e detyrueshme e Greqisë nga monedha e përbashkët do të prekë edhe sistemet bankare të shteteve fqinje, ku ndikimi i bankave greke është i ndjeshëm.

Edhe ashtu si Shqipëria, nën orientimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të gjitha vendet kanë vendosur ligje që i konsiderojnë filialet e bankave greke si entitete të ndara, rreziku më i madh është ai i efektit domino i panikut që është shfaqur në degët e bankave apo pikat e bankomateve në rrugët e Athinës para vendosjes së kontrollit të kapitaleve.

Të mberthyer nga frika e humbjes së depozitave, edhe klientët e këtyre filialeve mund të dynden për t’i tërhequr ato, ndërsa frika për një mbyllje të tyre nëse mbyllen kompanitë mëma është mëse e justifikuar në këto çaste kritike.

Megjithatë, sipas ekspertëve dhe analistëve të Ballkan Insight, edhe në shkëmbimet tregtare mes Greqisë dhe vendeve të rrajonit, “Grexit” do të ndikojë jo pak, sidomos në lidhje me Rumaninë dhe Maqedoninë, dy shtetet me shkëmbimin më të madh tregtar me shtetin helen.

Shkëmbimet tregtare 2014

Me Rumaninë: 1,3 miliardë €

Me Maqedoninë: 671 milionë €

Me Malin e Zi: 439 milionë €

Me Shqipërinë: 435 milionë €

Me Serbinë: 355 milionë €

Me Kroacinë: 206 milionë €

Me Bosnje-Hercegovinën: 87 milionë €

Pasojat pritet të jenë më pak të ndjeshme në shtetet e tjera, ku investimet greke kanë rënë ndjeshëm prej vitit 2011, para se vendi t’i nënshtrohej programit të shpëtimit nga trojka e kreditorëve. Nje tronditje e monedhës së përbashkët e Bashkimit Europian do të ndihej edhe këto vende, ndërsa Kroacia dhe Mali i Zi, si dy qendra mjaft të frekuentuara turistike në ballkan, do të vuanin edhe pasojat e pakësimit të shpenzimeve të qytetarëve të BE-së nga luhatjet financiare në shtetet e tyre.

 

30.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.