Postuar me: 10:14 23-06-2015

37 kuti pa numëruar, thellohet rezultati për Veliajn (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip kutiVotimet e 21 qershorit u quajtën historike, për shkak se qytetarët shqiptarë votuan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale. Rezultatet rikonfirmojnë edhe një herë për pushtetin e së majtës, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës është drejt një rekordi të ri.

Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ku 47.49 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote iu janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

08:48 – 37 kuti pa numëruar, mbi 41,000 vota më shumë për Veliajn

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është drejt një rekordi të ri. 37 kuti e ndajnë shpalljen e rezultatit të votimeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është 41,633 vota për Erion Veliajn.

Në numërimin e 827 kutive të votimit, nga 864 gjithsej, kandidati i majtë, Erion Veliaj, ka siguruar 152483 vota (53.59 %), kundrejt kandidatit të tij të djathtë, Halim Kosova, i cili ka marrë 110850 vota (38.96 %).

Në vend të tretë renditet kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu, me 15283 vota (5.37 %), për të vijuar me Sazan Guri me 3166 vota (1.11 %),  Arben Tafaj me 1872 vota (0.66 %) dhe Dhimitër Muslia me 871 vota (0.31 %).

02:50 – Edhe në Tiranë procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit, me kandidatin e ASHE-së Erjon Veliaj që po thellon diferencën e votave me rivalin e tij Halim Kosova.

Nga 864 kuti, deri më tani janë numëruar 801 të tilla, ndërsa për t’u numëruar janë ende 63 kuti të tjera.

Deri në këto momente Veliaj udhëheq me një diferencë prej 39.169 vota kundrejt Kosovës.

Rezultati:

Erjon Veliaj (ASHE) –  147.153 vota ose 53.43%

Halim Kosova (APPD) 107.984 vota ose 39.21%

Gjergj Bojaxhi – 14.512 vota

Sazan Guri – 3059

Arben Tafaj 1832 vota

Dhimitër Muslia 825 vota

21:12 – Veliaj kryeson me mbi 33 mijë vota

Rritet diferenca e votave mes dy kandidatëve kryesor për Bashkinë e Tiranë. Kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj, qëndron në avantazh me 33,192 ndaj kundërshtarit të tij të djathtë, Halim Kosova.

Në përditësimin e fundit të orës 21:00, Veliaj ka marrë 123174 vota (53.49 %), ndërsa kandidati i djathtë Kosova ka marrë 89982 vota (39.08 %). Në vend të tretë renditet kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu, me 12286 vota (5.34 %), për të vijuar me Arben Tafaj me 1605 vota (0.7 %), Sazan Guri 2517 vota (1.09 %) dhe Dhimitër Muslia me 708 vota (0.31 %).

Rezultatet kanë dalë nga 673 kuti votimi nga 864 që janë gjithsej. Priten rezultatet edhe për 191 kuti të tjera votimi.

16:00 – Mbyllet numërimi në Njësinë 8, fiton Veliaj

Deputeti socialist, Ervin Bushati, nga Njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish në një deklaratë për mediat tha se, numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues. Bushati u shpreh entuziast duke e cilësuar këtë fitore si historike pasi është hera e parë që e majta merr fitoren në këtë njësi që ka votuar tradicionalisht djathtas.

 

23.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.