Postuar me: 13:04 01-07-2015

5 shqiptarë arrestohen për terrorizëm në Itali (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip arrestohenITALI – Pesë shqiptarë, katër italianë dhe një kanadez përfunduan në pranga në operacionin antiterrorizëm, zhvilluar në Itali.

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare nisën në orët e para të ditës së sotme një operacion të gjerë të shtrirë në Milano, Bergamo, Grosseto dhe në qytetin e Lushnjës, në Shqipëri.

Lajmi njoftohet nga mediat italiane, të cilat bëjnë të ditura se operacioni i koduar shqip “Martesë”, synonte të godiste një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in.

“Huffington Post” shkruan se, operacioni “Martesë” është rezultat i një hetimi që ka nisur që në muajin tetor. Të arrestuarit janë pjesëtarët e një familje italiane, e konvertuar në besimin islam prej disa vitesh dhe një familje shqiptare, rezidente në Grosseto.

Lidhja e familjeve erdhi pas martesës së çiftit të ri shtatorin e kaluar, ndërsa mësohet se po organizonin një udhëtim për në Siri, për të luftuar krah xhihadistëve.

09:49 – Arrestohet në Lushnjë Baki Çoku

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm, u arrestua në Lushnjë 40-vjeçari Baki Çoku.

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar Antiterrorizëm bëri të mundur kapjen në Lushnjë të personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Baki Çoku , 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhrin e arrestit No.12285/14 R.G.N.R-56938/14 R.G.G.I.P, datë 29.06.2015, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm.

 

01.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.