Postuar me: 17:10 26-10-2016

5G mund të jetë gati më shpejt nga sa pritej (Burimi: Bota Sot, www.botasot.com)

5gJu ka ardhur në majë të hundës nga internet i ngadaltë në telefon?

Falë ekspertëve në Etisalat, ky nuk do të jetë më problem.

Javën e shkuar, kompania me bazë në Emiratet e Bashkuara përmbylli me sukses testin e parë në rajonin e Mena të teknologjisë celulare 5G, që ofron një shpejtësi prej 36 gigabajt për second.

Çfarë është 5G?

Pjesa më e madhe e dinë që 3G dhe 4G na lejon të lidhemi me internetin.

5G mundëson të njëjtën gjë, duke i dhënë mundësinë njerëzve që të dërgojnë mesazhe, të bëjnë telefonata, të shkarkojnë dhe ngarkojnë materiale, por me një shpejtësi shumë herë më të madhe.

Dhe jo vetëm kaq. 5G nuk do të japë vetëm internet të shpejtë, por do të ndihmojë në përdorimin e makinave inteligjente, transportit dhe infrastrukturës, ashtu sikurse pajisjet që kontrollohen nëpërmjet një telekomande.

Duke marrë në konsideratë faktin se Emiratet e Bashkuara kanë nivelin më të lartë të futjes në masë të smartphone –ve, me 73.8 përqind, sigurisht që 5G do të jetë mëse e mirëpritur në këtë vend, që me shumë gjasë do të jetë dhe i pari që do ta implementojë.

Pritet që të futet masivisht në 2020 –ën, megjithatë, testet kanë qenë të suksesshme dhe besohet se kjo teknologji do të jetë gati që në 2018 –ën.

Burimi: Bota Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.