Postuar me: 11:45 24-05-2012

Reforma, Berisha fton opozitën: E votojmë nesër

Shperndaje
Etiketat
Berisha-Kuvend

Berisha-Kuvend

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka ftuar opoziten te permbylle reformen zgjedhore dhe te votohet neser ne Kuvend.

“Ju ftoj ta lëmë të mundshme datën 25, ditën e nesërme të mblidhen këto komisione. Nuk jam unë që bllokoj, jeni ju që e doni, ju akuzat se Berisha po e mban peng për presidentin, po ju them urdhëroni që nesër”- tha Berisha, duke iu drejtuar deputeteve te opozites nga foltorja e Kuvendit.

Berisha ka deklaruar se votimi i reformes eshte ne interesin e vendit. ai ka vleresuar punen e bere nga te gjitha palet ne komisione, qe kane punuar mbi 4 muaj. “Data 24 kaloi, po ju ftoj te leme diten e neserme”- tha ai.

Berisha ne mbeshtetje te rekomandimit te ODIHR per zgjedhjet ka perseritur se perdorimi i elektronikes ne zgjedhje nuk eshte i sigurte.

Ne kete kuader ai ka ftuar opoziten që të pranojë zbatimin e një projekti pilot për numërimin elektronik në një qytet të zgjedhur nga socialistët, përpara se të nisë aplikimi në të gjithë vendin.

Pas tij ka replikuar kryetari i grupit te PS, Gramoz Ruci. “Cështja është te dy probleme, në shumë pika për të cilat komisioni është dakordësuar, ju jeni bërë pishman. Problemi i dytë, nuk janë ato që unë i quaj spekulimi, ju lini pa përmendur KQZ”- tha Ruci.

Ai akuzoi kryeministrin se ka frike nga fjala e lire e opozites.

“Ne kërkojmë: 1. Fjalën e lirë; 2. Kontrollin parlamentar, keni disa kërkesa për interpelanca dhe ju nuk vini; 3. Ka shtrembërime të rregullores; 4. kemi kërkuar votimin e fshehtë, dhe ju thoni më gjeni një shtet dhe unë mund të tregoj se 2 shtete në Europë që nuk e kanë, të gjitha e kanë. Kjo e ka penguar reformën parlamentare. Ju keni frikë nga fjala e opozitës. Ju keni frikë nga vota e fshehtë” tha ai.

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.