Postuar me: 8:42 13-05-2015

Agjenda e presidentit turk në Tiranë (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip AgjendaSot do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Agjenda e tij nis me takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishanin, në orën 11:30, ndërsa në orën 13:40 ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Në orën 14:00 kreu i shtetit turk do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Në 14:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët mes tyre.

Agjenda e tij e takimeve me krerët politikë do të mbyllet me takimin që do të ketë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në orën 16:30.

Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga një ekip prej 120 biznesmenësh të fuqishëm. Gjithashtu ai do të ketë edhe një takim jashtë agjendës politike me përfaqësuesit e bizneseve në Shqipëri.

Ai do të largohet nga Shqipëria në orën 22:30.

 

13.05.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. Tiranas says:

    Agjenda apo axhenda?? o kokrra e malokut??

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.