Postuar me: 11:51 16-06-2012

Aksident në ndërtim, vdes 25-vjeçari

Shperndaje
Etiketat

Një 25- vjeçar, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati është rrëzuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagje ‘Emin Matraxhiu’, të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se viktima Indrit Qosja, i cili për shkak të humbjes së ekuilibrit, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme e pallatit, ku ishte punuar dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, punëtorë të tjerë në objekt i kanë ardhur në ndihmë 25-vjeçarit, por pa mundur të bëjnë dot gjë, pasi Indriti humbi jetën në vendngjarje menjëherë.

Nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.