Postuar me: 7:19 18-06-2012

Aksidenti i Kërrabës, pritet ekspertiza, ndalohet shoferi

Shperndaje
Etiketat

Sipas prokurorisë, dëshmitarët kanë qenë konfuzë në deklarata. AK aludon për ngjarjen si e qëllimshme

Policia e Elbasanit ka vendosur masën e arrestit në flagrancë për Mit’hat Biçakun, shoferin e autobusit që u rrëzua dje në Qafën e Krrabës. Ndërkohë grupi i hetimit është ende në pritje të publikimit të ekspertizës, për të dhënë një version përfundimtar për ngjarjen.

Paraprakisht policia deklaroi dje se: “Drejtuesi Mit’hat Biçaku pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga. Ekspertiza e deritanishme është rezultat paraprak”, ndërkohë që theksoi se po vijon puna për gjendjen teknike të mjetit të aksidentuar.

Nga ana tjetër drejtuesi i autobuzit, Mit’hat Biçaku deklaroi se një makinë 4×4, targën e të cilit nuk e kishte fiksuar, e përplasi në gomën e parë dhe më pas deklaroi se u godit në gomën e pasme.

Ndërsa udhëtarët, sipas prokurorisë janë konfuzë në deklaratat e tyre, duke thënë që mjeti që u preu rrugën ishte ngjyrë e bardhë ose e zezë.

Autobusi me 35 aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, doli jashtë rrugës në vendin e quajtur “Qershitë” në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë, 6 persona mbetën të plagosur, ndërsa pasagjerët e tjetër morrën lëndime të lehta. Të aksidentuarit u dërguan për trajtim pranë spitalit kirurgjikal të Elbasanit, nga ku mësohet se vetëm dy prej të plagosurve paraqiten në gjendje disi më të rëndë.

Ndërkohë edhe sot, “AK” aludoi se ngjarja mund të ketë një sfond politik. “Makinat “Range Rover” me targa TR-A rezultojnë të jenë të institucioneve shtetërore”, shkruhej në deklaratën e shpërndarë për mediat.

17 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.