Postuar me: 9:42 20-10-2016

Aksidenti në Korçë-Bilisht, arrestohen drejtuesit e mjeteve(www.top-channel.tv)

aksidentiPolicia e Korçës ka arrestuar drejtuesit e mjeteve që u përplasën ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Nga aksidenti pati dy viktima, te dy punonjes policie.

Viktimat nga aksidenti janë Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital dhe Agim Beshi, i cili ka vdekur në spital. Demtime fizike kane pesuar drejtuesi i mjetit “Skoda” shtetasi me iniciale N.A. 22 vjec dhe shtetasi L.K 48 vjec pasagjer ne te njejtin mjet, te cilet jane transportuar ne spitalin rajonal te Korces per te marre ndihemen e pare mjekesore.

Në pranga janë vënë N.A., 54 vjeç, banues në Pogradec dhe Neki Taipi, 22 vjeç, banues në Dvoran. Ted y drejtuesit e mjeteve do te perballen me drejtesine per vepren penale “Shkelje e Rregullave te Qarkullit rrugor”.

Mësohet se perplasja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës të policisë së burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka postuar në profilin e tij në Twitter një mesazh ngushëllimi për vdekjen e 2 punonjësve të policisë në një aksident rrugor. “Kanceri dhe aksidenti na rrëmbeu sot tre punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë. Tragjike! Ngushëllime familjeve!”, është shprehur Manjani.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.