Postuar me: 11:01 26-10-2016

Aksione anti kanabis , asgjesime dhe arrestime te shumta (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

anitikanabisAksione anti kanabis te perhapura ne te gjithe territorin e Shqiperise ka cuar ne kapjen dhe asgjesimin e sasive te medha te kanabis sativa dhe gjtihashtu ka cuar ne arrestime te shumta te personave te kapur ne flagrance.

–Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras ne kuader te operacione anti kanabis, në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1450 kg kanabis sativa në proces përpunimi dhe tharjeje.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pushkë, 1granatë dore, 1 automatik, fishekë, ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

Janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 shtetas, të gjithë banues në Mamurras:

– Gentian Pepmarku, 20 vjeç
– Artan Sallaku, 35 vjeç
– Kejvin Tuga, 18 vjeç
– Edmir Diva, 28 vjeç
– Osman Morina , 67 vjeç
– Gjelosh Vuksani , 53 vjeç
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç, banues në Mamurras.

Policia ka sekuestruar 56 kg kanabis sativa në një automjet dhe ka arrestuar drejtuesin e tij. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Mufit Hoxha, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, i cili drejtohej nga shtetasi i mësipërm dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 kg kanabis (8 thasë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa në Elbasan janë sekuestruar 31 kg lëndë narkotike në kuadër të operacionit “Bradasheshi 2”. Katër persona u arrestuan në flagrancë. 150 efektivë policie janë bërë pjesë e operacionit anti-kanabis në Pult të Shkodrës, ku në zona të ndryshme u identifikuan 6555 bimë narkotike, kanabis, e cila u asgjësua.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.