Postuar me: 7:36 08-06-2012

Alarm në Miami, substanca “qielli i shtatë”, drogë kanibale

Shperndaje
Etiketat

MIAMI – Policia në Miami paralajmëroi për rrezikun e një droge të re që po qarkullon në SHBA, e cila dyshohet se nxit agresivitetin dhe i bën njerëzit të sillen si kanibalë.

Substanca e quajtur “Qielli i shtatë” mendohet se është përdorur nga 31-vjeçari Rudy Eugene, përpara se të hante fytyrën e një endacaku në Miami.
Pas rastit të Eugene, ditët e fundit është verifikuar edhe një tjetër rast i ngjashëm, i shkaktuar pikërisht nga kjo drogë sintetike. 21-vjeçari Leon Brandon u arrestua për agresion në një restorant, ku hyri duke thirrur “Dua t’iu ha”. Në momentin që u dërgua në stacionin e policisë, 21-vjeçari, nën efektin e drogës, i kafshoi dorën një polici.

Këto raste kanë bërë bujë ditët e fundit në SHBA dhe në gjithë botën, ndërkohë që po flitet gjithnjë e më shumë për një epidemi të pagëzuar si “apokalipsi zombi”.

Burimi:(er.nu/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.