Postuar me: 13:20 07-06-2012

Albin Kurti: BE nuk zëvendëson bashkimin kombëtar

Shperndaje
Etiketat

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin New York në Tiranë, me temën “Bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian”.

Kurti foli për vullnetin dhe nevojën e shqiptarëve për t’u bashkuar, duke theksuar që bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e përjashtojnë e as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Bashkimin kombëtar Kurti e cilëson si demokraci, si sovranitet dhe si zhvillim socio-ekonomik, ndërsa i quajti padrejtësi e vazhdueshme shkaqet historike të mungesës së bashkimit kombëtar.

“Ka një tension evident midis përbashkësisë së shqiptarëve, si komb dhe sisteme të veçanta shtetërore, që i mbajnë ata të ndarë”, ka thënë Kurti.

(ar.si/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.