Postuar me: 9:23 08-06-2012

Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen e policit Zymberi

Shperndaje
Etiketat

PRISHTINË – Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

“Arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë. Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011”, njoftoi EULEX.

Polici Enver Zymberi është vrarë në operacionin e njësisë speciale, të cilës i takonte, në veri të Kosovës në korrik të vitit të kaluar.

Media njofton se në pjesën jugore të Mitrovicës policia e EULEX-it ka arrestuar sot , Bllagoja Vuçiniqin (Blagoja Vuèiniæ), babanë e Sllobodan Vuçiniqit (Slobodan Vuèiniæ), të dyshuarit kryesor për vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale ROSU të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Burimi (er.nu/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.