Postuar me: 8:48 14-06-2012

Arvizu: Diskriminimi i komunitetit gay, mohim i të drejtave të njeriut

Shperndaje
Etiketat

Konferenca rajonale për të drejtat e grupimit LGBT (Lesbike, Gay, Biseksual dhe Transeksual) është zhvilluar sot në Tiranë, me mbështetjen e ambasadës së SHBA dhe në të marrin pjesë 17 vende të ndryshme të rajonit dhe të botës. Qëllimi i kësaj konference është promovimi i të drejtave dhe lirive të këtij komuniteti, të cilët rëndom diskriminohen, dhe jo vetëm në vendin tonë. Seminarin e ka përshëndetur edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton me anë të një video-konference.

Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA në vendin tonë ka bërë thirrje që t’i jepet fund diskriminimit ndaj këtij komuniteti, pasi në këtë mënyrë cenohen rëndë të drejtat e njeriut. Sipas ambasadorit, nuk duhen paragjykuar dhe mohuar njerëzit duke u nisur nga prirjet e tyre seksuale, megjithëse theksoi faktin se një frymë e tillë ekziston ende edhe në SHBA apo vende të tjera të zhvilluara të botës. Ambasadori Arvizu u shpreh se Shqipëria është duke bërë hapa pozitivë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGTB dhe njëkohësisht shprehu angazhimin e plotë të SHBA-ve që të qëndrojnë të palëkundura në mbështetje të të drejtave të këtij komuniteti.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.