Postuar me: 8:02 16-06-2015

“Asnjë të dënuar nga 61 kandidatët e koalicionit të majtë” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip dënuarKryeministri Edi Rama deklaroi sot se në listat e kandidatëve të koalicionit të majtë për bashkitë, nuk ka persona të inkriminuar. Në një intervistë për A1 Report kreu i qeverisë theksoi se për dekriminalizimin e politikës do të duhet që të gjendjet  një rrugë ligjore për ta kaluar në Parlament si një ligj.

“Unë besoj se duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni për këtë aspekt. Dhe duhet të gjejmë një rrugë ligjore për të kaluar në Parlament një ligj, që të përcaktojë këtë vijë demarkacioni. Dhe për ata që janë dënuar për krime të rënda të ketë një trajtim të veçantë dhe jo thjesht trajtimi që sot u rezervohet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.  Ajo që ju them unë me siguri është se në të 61 kandidatët koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane nuk ka asnjë të dënuar, për asnjë lloj vepre penale. Pastaj fakte prova, dyshime historira nuk janë pjesë e politikës nuk janë pjesë e detyrës sime si kryetar i PS-së”, tha Rama i pyetur në lidhje me dekriminalizimin.

Gjatë intervistës, Rama iu përgjigj pyetjes për çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit për rastin Becchetti ku është shprehur se është në mbështetje të plotë të Institucioneve hetimore. Kryeministri shprehu besimin e tij në integritetin e hetimit, ndërsa shtoi se nuk ka dhënë ndonjë verdikt, e as nuk e ka konsideruar sukses bllokimin e burimit të parave të pista që financon një media.

“Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi”,  tha Rama.

 

16.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.