Postuar me: 11:22 11-03-2015

Asparag me proshutë dhe djathë të tymosur (Burimi: Living, www.living.al)

AsparagAsparag me proshutë dhe djathë të tymosur

Kombinimi i asparagëve, proshutës dhe djathit të tymosur është me të vërtetë i përsosur.

Përbërësit e kësaj recete:

  • Rreth 1 kg asparag të gjelbër dhe të hollë
  • 8 feta proshutë
  • 300 g djathë i tymosur
  •  60 g gjalpë
  • 1 degëz rozmarinë
  • kripë dhe piper

Përgatitja:

Pastroni asparagët, hiqni pjesën e bardhë dhe të forta dhe me me një qërues perimesh e pastrojmë. Lajini mirë dhe gatuajini me avull për rreth 10 minuta. Kur asparagët të jenë zbutur vendosini në një letër kuzhine.

Mbështillni 3-4 asparag me në fetë djathë të tymosur dhe më pas me nga një fetë proshutë (Si në foto). Vendosini në një tavë për pjekje, shtoni gjalpin, degën e rozmarinës, kripën dhe piperin. Vendoseni në furrë me 200 gradë për 5 minuta.

11.03.2015

Burimi: Living

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.