Postuar me: 14:53 14-06-2012

Assange humb ‘betejën’ kundër ekstradimit në Suedi

Shperndaje
Etiketat

LONDER – Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange humbi betejën më të fundit kundër ekstradimit të tij nga Britania e Madhe për në Suedi.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Lartë në Londër, pas kërkesës së Assange për të rihapur çështjen kundër vendimit për ekstradimin e tij në Suedi, ku ai akuzohet për ngacmime seksuale.

Gjykata e Lartë vendosi më 30 maj që ekstradimi për në Suedi i 40-vjeçarit nga Australia të kryhet bazuar në mandatin e arrestit. Assange ka mohuar akuzat për ngacmime seksuale, duke i quajtur ato të motivuara politikisht pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati i Assange deklaroi se vendimi i gjykatës për të mos pranuar të rihapë çështjen është bazuar në legjislacionin europian dhe jo atë të Britanisë së Madhe.

14.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.