Postuar me: 15:51 09-12-2014

Asteroidi që kërcënon Tokën (Burimi: Shekulli, www.top-channel.tv)

kërcënon Tokën Asteroidi që kërcënon Tokën

Shkencëtarët kanë përllogaritur se asteroidi “2014 UR116” kalon në një afërsi që mund të quhet e rrezikshme për planetin Tokë, çdo tre vjet. Nëse ai përplaset me planetin, energjia e shpërthimit mund të jetë njëmijë herë më e madhe se ndikimi i meteorit Chelyabinsk.

Vladimir Lipunov, shkencëtari kryesor në ekipin e kërkimit që e zbuloi asteroidin në tetor të këtij viti, thotë se shkencëtarët janë në dijeni për orbitën dhe periodën e tij (3 vjet), por ata nuk mund të japin me saktësi kohën kur asteroidi do të afrohet me Tokën.

“Duhet ta ndjekim vazhdimisht. Kjo, pasi, nëse bëjmë edhe një gabim të vetëm, do të mund të ndodhë një katastrofë. Pasojat mund të jenë tepër serioze”, tha ai, duke folur për dokumentarin “Sulmet asteroide”, raporton “RT”.

Diametri i asteroidit të ri është rreth 370 metra. Madhësia e tij e kalon të famshmin Apophis, i cili mund të përplaset me Tokën dekadën e ardhshme. Trajektorja e saktë e tij mbetet për t’u përcaktuar, por, teorikisht, ai mund të përplaset me Tokën, Marsin ose Afërditën. Po ashtu, trajektorja e tij mund të ndryshojë për shkak të tërheqjes gravitacionale të këtyre planetëve.

9.12.2014

Burimi: Shekulli

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. kevin says:

    pse nuk eshte ne shqip

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.